17-05-2024

Ish-deputeti Rexhaj i del në mbrojtje kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prizrenit

Ish-deputeti Arber Rexhaj nga Vetëvendosje i del në krah kryesuesit të Kuvendit Komunal, Artan Abrashit, pas një propozimi që kishin drejtuar përfaqësues të opozitës për shkarkim, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Kjo përkrahje Abrashit i vjen pasi shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal  (KK)  të Prizrenit, Ilir Baldedaj përmes ‘facebook-ut’ ka propozuar bashkëpunimin PDK, AAK dhe NISMA për shkarkimin e kryesuesit Abrashi, duke thënë se pas daljes së Nismës nga koalicioni, Vetëvendosje nuk e ka shumicën e votave në Kuvend.

Në të njëjtën formë, përmes postimit në ‘facebok’, Arber Rexhaj ka shkruar se PDK, AAK, NISMA, sigurisht që bëhen bashkë për ta shkarkuar Abrashin.

“Ju bëheni bashkë kundër Abrashit, një profili politik të papërlyer në asnjë rast të vetëm. I pa korruptuar, i pastër në çdo vit e sekond të jetës së tij. Pa asnjë njollë të vetme. Ndaj atij mundeni!
Por ju, krejt bashkë veç bëhuni gati! Sepse edhe ne jemi gati për ta kthyer këtë vend kah e mbara, por pa ju!”./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.