22-09-2025

Prizren

Një ish-ushtar i UÇK-së nga Prizreni ftohet nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufte

Këtë e ka bërë të ditur përmes një konference për medie, Nasim Haradinaj nga OVL e UÇK-së, i cili tha se i ftuari i radhës është Muhamet Krasniqi nga qyteti i Prizrenit. Ai ka thwnw se Muhamet Krasniqi i lindur në Prizren ka marrë ftesë nga zyra e prokurorit Special me datë 20 maj,  por […]

Shumë ankesa për gabime në emërtimin e rrugëve në Prizren

Shqetësimet dhe kërkesat e qytetarëve lidhur me emërtimin e rrugëve, shesheve e lagjeve do të shqyrtohen nga organet komunale të Prizrenit. Një gjë e tillë, sipas pushtetit lokal, do të bëhet në fillim të muajit të ardhshëm, kur do të mblidhet Komisioni për plotësim-ndryshimin e emërimit të rrugëve, shesheve dhe lagjeve të qytetit. Ky komision […]

Arrestohet një hajdut xhepash në Prizren

Një person është arrestuar për shkak të sulmit e më pas grabitjes së parave nga një i dyshuar, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë në Prizren, pak para mesnatës, rreth orës 23:50. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili së bashku me një person tjetër i cili gjendet në arrati […]

Sot ushtrimi i KFOR-it në zonën e Zhurit

KFOR-i për sot ka paralajmëruar se do të realizojë një ushtrim në rajonin e Komunës së Prizrenit, saktësisht në fshatin Zhur. UshtrimI që do të mbahet nga ora 7:00 deri në ora 14:00, ku do të përdoren edhe mjete ushtarake, përfshirë edhe helikopterë. KFOR dhe Komuna e Prizrenit kanë njoftuar opinionin që të kenë parasysh […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 08:30 Mbahet mbledhje a e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës.(Ndërtesa e Komunës). Ora 10:00 Komuna e Prizrenit organizon dëgjim publik me qytetarë, për të diskutuar rreth Kornizës afatmesme buxhetore për vitet 2020-2022. (Salla e Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë). /GazetaePrizrenit.net/

Dy shkolla në Prizren funksionojnë me nga dy drejtorë (VIDEO)

Shkolla fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren ka gati një vit që udhëhiqet nga dy drejtorë. Zyra e auditorit në këtë komunë ka gjetur se në listën e pagave, për këtë shkollë, figurojnë dy drejtorë, transmeton KTV. Alidin Flugaj është drejtori i kësaj shkolle për paralelet 0-5, ndërkaq Maxhun Krasniqi udhëheq këtë shkollë me klasat 6-9. […]

Javë më e frytshme, rritet numri i lindjeve në Prizren

Gjatë javës që po lëmë pas, Prizrenit i janë shtuar edhe 73 banorë. Në maternitetin e spitalit të përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” gjatë kësaj periudhe janë regjistruar tri raste të lindjeve gemellare (binjak). Këtë javë numri më i madh i të porsalindurve është i gjinisë mashkullore, gjithsej 39 djem apo pesë më shumë se vajza, numri i […]

20 vjet nga rikthimi i zërit shqip në Radio-Prizren (VIDEO)

 Mbushen 20 vjet nga rikthimi i zërit shqip në Radio-Prizren, institucionin e vetëm informativ lokal të para luftës, në rajonin e Prizrenit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Largimi i shqiptarëve, pas aplikimit të masave të dhunshme nga regjimi serb i Milosheviqit, që nisi fillimisht me mbylljen e Radio-Televizionit të Prishtinës (RTP) dhe ndalimin e gazetës […]

Kamerat kapin pamje të disa arinjve në Prizren (Video)

Deri sa para do kohë tërë mediat e Kosovës, por edhe institucione merreshin me një ari, i cili shfaqej në rrethinat e Prizrenit, bëhet e ditur se kohët e fundit janë parë edhe dy të tjerë. Mediat serbe kanë publikuar një postim të llogarisë së Manastirit të Deçanit në rrjetin social Twitter, në të cilin […]

Varroset me nderime të larta ushtarake e qytetare, veterani i UÇK-së, Mustafë Hoxha

Të shtunën pasdite, i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e qytetit, veteranit të UÇK-së nga Arbana e Prizrenit, Mustafë Hoxha, i cili ndërroi jetë mëngjesin e hershëm të ditës së djeshme në moshën 45 vjeçare. Për ta përcjellur për na banesën e fundit të ndjerin, të pranishëm në ceremoninë e varrimit të tij […]