11-11-2025

Prizren

Vetëm 15 të porsalindur gjatë tri ditëve të fundit në Prizren

Spitali i përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për tri ditët e fundit. Numri i përgjithshëm i të lindurve 15. 8 meshkuj 7 femra 3 lindje “cezariane” (me operim). Ajo që është karakteristikë gjatë këtyre tri ditëve është numri i ulët i lindjeve, pasi mesatarja del të jetë nga pesë […]

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj inspektorit të ndërtimit në Prizren

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare, e paraparë për të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, pasi që i akuzuari për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Bashkim Krasniqi, ka thënë se nuk e ka pranuar aktakuzën si dhe provat nga shkresat e lëndës. Një konstatim të tillë, e ka bërë gjykatësja e kësaj çështje penale, Ajser […]

5 vjet e gjysmë burgim dorasit të vëllait në Krajk të Hasit

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti  i Krimeve të Rënda shpalli aktgjykimin dënues ndaj të akuzuarit me iniciale  SH. Likaj, nga Fshati Krajk e Prizreni,  për shkak të  veprës penale të vrasjes së kryer në gjendje të tronditjes së fortë mendore  dhe veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe të  akuzuarit […]

Prizren: Ish-zyrtari i QRA-së deklarohet i pafajshëm për dallavere lidhur me regjistrimin e automjeteve

Zyrtari i Administratës në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve (QRA) në Prizren, Shkodran Baxhaku, i akuzuar për pesë vepra penale, tri ndër të cilat lidhen me korrupsion, është deklaruar i pafajshëm në seancën fillestare të mbajtur të hënën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Ai akuzohet për dy vepra të keqpërdorimit të pozitës zyrtare, falsifikim të […]

Totaj synon marrjen e pushtetit në Prizren “me PDK-në e transformuar”

Kryetari i sapozgjedhur i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, ka vlerësuar se procesi zgjedhor brenda kësaj dege ka vërtetuar se ky subjekt politik di të ndërtojë konsensus, dhe njëherësh ka treguar se mund të transformohet dhe të forcohet me burime të reja njerëzore, shkruan sot “Koha Ditore”. Totaj ka pohuar se PDK-ja pas përmbylljes së […]

Paraburgim për rrahjen dhe lëndimin e bashkëshortes

Gjykata Themelore e Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 1(një) muaji, ndaj të pandehurit me iniciale B.J. nga Prizreni,  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor. Në përshkrimin e lëndës thuhet se me datën  12.04.2019, rreth orës 22:00, në Prizren në shtëpinë e tyre familjare  pas mosmarrëveshjes […]

Inspektorati i Prizrenit sërish ndalon punimet në një pjesë të qendrës tregtare “ABI Çarshia”

Drejtoria e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit rishtazi ka urdhëruar ndalimin e punimeve në njërën pjesë të qendrës tregtare “ABI Çarshia”, shkruan sot Koha Ditore. Zyrtarët e kësaj drejtorie kanë vendosur shirita për ndalimin e punimeve, me arsyetimin se ato po realizohen në mënyrë të kundërligjshme. Drejtori i Inspektorateve, Islam Thaqi, duke pohuar vendosjen e […]

Beteja e përgjakshme e nëntorit 1912 kur në “Qafë të Zhurit” u përplasën ushtria serbe dhe luftëtarët e Lumës

Zhuri në historinë kombëtare shqiptare njihet edhe për Betejën e përgjakshme të nëntorit të vitit 1912 kur në “Qafë të Zhurit” u përplasën ushtria serbe dhe luftëtarët e Lumës të prirë nga Ramadan Zaskoci, Islam Spahia, Cen Daci, Syl Elezi etj. Në këtë betejë që zgjati 2 – 3 ditë, ushtria serbe pësoi goditje të […]

Lëmoshkërkuesit tek xhamitë, ankohet kryeimami i Prizrenit

Pos qendrës së Prizrenit, lëmoshkërkuesit, numri i të cilëve sa vjen e rritet, shpesh shihen edhe tek xhamitë,  gjatë kohës së faljes së besimtarëve, sidomos të xhumasë. Për këtë autoritet më të larta të Bashkësisë Islame (BI) të Prizrenit kanë shprehur shqetësim tek autoritetet më të larta të organeve të rendit, përfshirë edhe Ministrin e […]

Bashkimi fiton ndaj Prishtinës në serinë e parë finale të plejofit

Bashkimi, sonte në Prizren e nisi me fitore serinë finale të plejofit në Ligën e Femrave në basketboll, duke mundur me Prishtinën,  shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Ndeshja përfundoi me rezultat 66:64, ndërsa meqë zhvillohen tri seri atëherë i bie 1:0 për Bashkimin. Sekondat e fundit kaluan në  ethe, por vashat prizrenas ishin më të kujdesshme dhe kaluan […]