20-04-2024

Prizren

“Çështja Prochaska” – përplasja në Prizren që për pak sa nuk e nisi Luftën e Madhe Botërore

Dhjetëra liderë botërorë u grumbulluan gjatë javës së shkuar në Paris për të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Ata përkujtuan armëpushimin e 11 nëntorit të vitit 1918, i cili i dha fund luftës katërvjeçare, gjatë së cilës u vranë miliona ushtarë e civilë. Atentati ndaj […]

Kompania “Abi” arrin vlerën e kapitalit rreth 100 milion euro

Njëra nga kompanitë më të suksesshme kosovare, Ndërmarrja Prodhuese Tregtare “ABI” nga Prizreni ka arritur vlerën e kapitalit 100 milion euro, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Këtë e ka deklaruar pronari i kompanisë, Alajdin Fusha, i cili ka treguar se “ABI” është themeluar në vitin 1988 nga tre vëllezërit Fusha, me një kapital fillestar prej 1.600 markave të […]

Ku janë e çfarë bëjnë ish-kandidatët për kryetarë të Prizrenit?

Në zgjedhjet e fundit komunale të vitit 2017, pos kryetarit aktual Mytaher Haskuka, Prizreni pati edhe katër kandidatë, të cilët përmes subjekteve të tyre, pretenduan ta marrin “fronin” e të parit të Komunës, shkruan “Gazeta ePrizrenit.net”. Rrethin e parë të zgjedhjeve e kaloi vetëm Shaqir Totaj nga PDK, që doli i pari, por që megjithatë […]

Avokati i ‘Burdushit’ komenton akuzat dhe veturat e konfiskuara

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka ngritur aktakuzë ndaj Hysni Peçani, i njohur si “Burdushi”. Pas ngritjes së aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren ndaj Hysni Peçanit, ka folur avokati i tij Asdren Hoxha. Ai tha për ‘Kallxo’ se klienti i tij i cili po mbahet në Qendrën e mbajtjes në Prizren po akuzohet për pesë […]

Haskuka kundër lejeve ndërtimore për hidrocentralet në Zhupë

Kreu i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka hedhur poshtë mundësinë e lejeve për ndërtim të hidrocentraleve në zonën e Zhupës nga ana e Komunës, shkruan “GazetaePrizrenit”. Ai ka deklaruar kështu pas një takimi me krerët e fshatrave të kësaj ane, me të cilët ka biseduar për nevojat e tyre. Duke shpalosur problemet me të […]

Fajde dhe incizime fshehurazi të politikanëve – gjithçka që ndodhi brenda shtëpisë së Burdushit

E premtja është dita kur shtëpisë së Burdushit ia mësynin personat që e shihnin atë si derë shërimi për shumë sëmundje. Por, sot, atij në vizitë i doli dikush tjetër. Policia e Kosovës pas disa dyshimeve për mashtrim, gjatë një bastisje i konfiskoi atij armë, para e plumba. Ndër to edhe video incizime nga brenda […]

Jeta luksoze e Burdushit, ‘magjistarit’ nga Prizreni që sot u arrestua (video-foto)

Hysri Peqani është arrestuar sot nga Policia e Kosovës në Prizren. ‘Magjistari’ i njohur, me nofkën Burdushi, është prangosur nën dyshimin për veprat penale shmangie tatimi dhe mashtrim.     Gjatë bastisjes nga policia, në shtëpinë e tij  janë gjetur armë dhe municion dhe janë sekuestruar dëshmi tjera materiale që duhen për hetime të mëtutjeshme. […]

Burdushi akuzohet për 5 vepra penale, përfshirë edhe fajdet

Mjeku popullor, Hysni Peqani, i njohur si Burdushi, që u arrestua sot në Prizren, akuzohet për pesë vepra penale. Prokurori në Prokurorinë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu tha për “GazetaePrizrent.net” se mbi të rëndojnë dyshimet për pesë vepra penale: mashtrim, shmangie nga tatimi, armëmbajtje ilegale, ushtrim i kundëligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe fajde. Policia sot […]

Vrasja e trefishtë në Prizren, dështon seanca gjyqësore

Eshref Shemollari dhe Ejup Shemollari, babë e bir vazhdojnë betejën e tyre me drejtësinë, për vrasjen e trefishtë të ndodhur në Prizren në vitin 2015. Me datë 30 tetor, trupi gjykues bashkë me prokurorin dhe mbrojtësit, dhe të gjithë palët relevante, kishin dalë në vend të ngjarjes për rekonstruimin e vendit të ngjarjes. Lidhur me […]

Burdushi është arrestuar nga Njësiti për krime ekonomike dhe korrupsion

Bastisjen dhe më pas edhe arrestimin e mjekut popullor, Hysri Peqani, i njohur si Burdushi në Prizren e ka bërë Njësiti policor për Krime ekonomike dhe korrupsion, që vepron në kuadër të Policisë në Prishtinë. Drejtori i Policisë rajonale në Prizren, Nexhmi Krasniqi, tha për portalin “GazetaePrizrent.net” se ky rast nuk është në kompetencë të […]