19-05-2024

Prizren

Shërbime pa pagesë për parandalim ndaj kancerit të gjirit

Tetori është muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit. Me këtë rast, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me stafin infermierik të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, kanë filluar fushatën e ndërgjegjësimit, duke shpërndarë sot gjatë ditës fletëpalosje informuese në lidhje me kancerin e gjirit. Drejtori për shëndetësi në Prizren, Visar Shehu ka njoftuar […]

Publikohet Karta e Qytetit ‘’E Drejta mbi Qytetin e Prizrenit’’

Në një konferencë shtypi, në “Kino Lumbardhi” në Prizren, është prezantuar publikimi Karta e Qytetit ‘’E Drejta mbi Qytetin e Prizrenit’’. Karta e Qytetit, e propozuar nga organizata “Ec Ma Ndryshe” , ka për qëllim që të promovojë dhe fuqizojë të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e Komunës së  Prizrenit, në kuadër të menaxhimit të […]

A po funksionon Zyra për informim e Komunës së Prizrenit?

Informimi dhe marrëdhënia me publikun është pjesë e transparencës, të cilën  e ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka. Përkundër kësaj,  së paku në këta nëntë muajt e parë të qeverisjes ka munguar një komunikim i mirëfilltë me Zyrën për informim, që vepron në kuadër të Komunës. Në fakt për shkak të vështirësive […]

Inspektorati urdhëron anulimin e konkursit për mësimdhënës-mjekë në Prizren

Inspektorati i Punës ka urdhëruar Drejtorinë Komunale të Arsimit në Prizren që të anulojë konkursin për pranimin e disa mjekëve të përgjithshëm për procesin mësimor në SHMLM “Luciano Motroni”. Këtë vendim, IP-ja e ka marrë pas miratimit të ankesës së një grupi të mësimdhënësve të kësaj shkolle, që janë mjekë specialistë, të cilëve DA-ja nuk […]

Kërkesa e injoruar e asamblistit “veteran” të Prizrenit, Fatmir Kastratit

Këshilltari nga radhët e AAK-së në Kuvendin Komunal (KK) të Prizrenit, Fatmir Kastrati është njëri ndër anëtarët më të vjetër të këtij organi, sa i përket zgjedhjes në të gjitha përbërjet e pasluftës, dhe për këtë mund të quhet edhe asamblisti veteran i KK-së. Por, si duket këtë nuk po e kanë parasysh, anëtarët e […]

Revista “Qëllimi” një fanar ndriçues në errësirën mediale (foto)

Mbyllja e mediumeve informative në gjuhën shqipe në Kosovë, që nisi në korrik të vitit 1990, përfshirë edhe redaksitë nëpër radiot lokale shkaktoi zbrazëtirë sa i përket informimit, në një kohë kur për shkak të regjimit serb, jeta po vështirësohej në të gjitha fushat. Përkundër vështirësive të shumta politike dhe financiare, rinia shqiptare në Prizren […]

Hapet “Abi Çarshia” kompleksi më i madh tregtar në Kosovë (foto)

Mbrëmjen e së shtunës në Prizren, u hap “Qendra tregtare ABI Çarshia”, që përbën kompleksin më të madh tregtar në Kosovë, në të cilën sipas pronarëve janë investuar rreth 20 milion euro, ndërsa parashihen mbi 1.200 vende pune, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Kjo qendër tregtare,  rikthen Prizrenin në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e biznesit. Hapja […]

Në “Shtëpinë e pleqve” në Prizren parashihet sistemimi i 30 personave

Vitin e ardhshëm edhe Prizreni do të ketë Shtëpinë e Personave të Moshuar, e njohur ndryshe edhe si Shtëpia e Pleqve, në të cilën ka kapacitet për vendosjen e 30 personave, për një qëndrim tërëditor, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Ndërtimi i objektit të Shtëpisë së Personave të Moshuar dhe Pa përkujdesje familjare,  buxhetit të komunës i […]

Partitë shqiptare kërkojnë kthimin e vitit 1878 në emblemën e Prizrenit

Organet komunale të Prizrenit do të bëjnë përpjekje për të gjetur një mënyrë për kthimin e vitit “1878” në emblemën e Komunës. Kjo çështje është diskutuar të premten në seancën e Kuvendit të Komunës dhe anëtarët e këtij organi janë pajtuar që së pari të krijojnë Komisionin statutar, i cili do të merret me propozimin […]

Zjarr në zonat malore në Vermicë (video)

Një zjarr ka shpërthyer pak më parë në Vërmicë. Flaka dhe tymi që ka dalë aty ende nuk dihet se ka ardhur. Na Policinë e regjionit të Prizrenit kanë treguar se kanë dalë në terren së bashku më zjarrfikësit. Ata thonë se ende nuk kanë informata se nga ka ardhur ky zjarr. “Nuk kemi informata […]