12-11-2025

Prizren

Inspektorati fillon lirimin e pronavë të hekurudhës në Prizren ( foto )

Inspektorati në Prizren, sot ka nisur një aksion për lirimin e pronës së hekurudhës, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Në kumtesën e komunës, thuhet se Drejtoria e Inspektorateve bashkë me zyrtarët e Infrakosit kanë filluar zbatimin e pikës 11 të marrëveshjes për lirimin e hapësirave të uzurpuara që janë në pronësi të Infrakosit. Pas matjeve gjeodezike në terren, […]

Prokuroria në Prizren nis hetimet për veteranët e rremë

Prokuroria Themelore (PTH) në Prizren ka nisur grumbullimin e informatave lidhur me listat e veteranëve të luftës, të cilat dyshohen për manipulime, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Derisa nëpër rrjete sociale ka vazhduar publikimi i listave të ndryshme, për të cilat është thënë se përmbajnë emrat e veteranëve të rrejshëm të UÇK-së, pas të cilave ka pasur edhe […]

Drejtuesit e Prizrenit të pakënaqur me dinamikën e përpilimit të Hartës Zonale

Drejtuesit e Komunës së Prizrenit kanë bërë të ditur se nuk janë të kënaqur me dinamikën e procesit të zhvillimit të Hartës Zonale të Prizrenit. Sipas tyre, pakënaqësia ka të bëjë me punën e ngadaltë të operatorit të kontraktuar, si dhe numrit të vogël të takimeve me publikun për hartimin e këtij dokumenti të planifikimit […]

Revista “Sporti” kronikë në kohërat e vështira (foto)

24 vjet nga botimi i revistës “Sporti” në Prizren, që filloi rrugëtimin në një kohë të vështirë për Kosovën,  kur edhe sporti përpiqej për mbijetesë, për t’i dhënë një mundësi rinisë së këtushme, që kishte mbetur pa kurrfarë perspektive shkaku i rrethanave tashmë të njohura, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net” “Lidhja e Sporteve të Prizrenit,  prioritet ka […]

75 vjet nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

Sot janë bërë 75 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë politike kombëtare, e cila do të angazhohej për bashkimin dhe mbrojtjen e trojeve etnike. Në të morën pjesë 45 delegatë të zgjedhur nga […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 18:00 Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren hap ekspozitën fotografike kushtuar migracionit me titull “Unë jam Shqiptar”, e realizuar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. (Muzeu Arkeologjik i Regjionit, Prizren).

Haradinaj viziton Zhupën

Gjatë pasdites të së shtunës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takime me banorë të komunitetit boshnjakë në zonën e Zhupës së Prizrenit, duke zhvilluar biseda për shumë çështje që i preokupojnë ata. Pjesë e këtyre takimeve, ishin edhe ministra, zv/ministra e deputetë të partive të këtij komuniteti. Ministri për Zhvillim Rajonal, Rasim Demiri, […]

Komuna e Prizrenit s’i ka marrë banesat sipas marrëveshjes me ndërtuesit

Autoritetet komunale të Prizrenit kanë bërë të ditur se po përballen me probleme në zbatimin e disa marrëveshjeve me operatorët ekonomikë të ndërtimtarisë, në bazë të të cilave Komuna duhet ta ketë pronësinë mbi disa banesa, që parashihen të shfrytëzohen në kuadër të programit të veçantë të banimit. Sipas tyre, ndonëse janë përcaktuar përfituesit e […]

Rinovimi dhe rikonstruimi i gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren, peng i rivlerësimit

Komuna e Prizrenit synon që të intervenojë në ndërtesën e gjimnazit “Gjon Buzuku”. Për këtë arsye ka iniciuar procedurën e prokurimit për hartimin e projektit për rinovimin dhe rikonstruimin e kësaj ndërtese, që gëzon mbrojtje ligjore si monument i trashëgimisë kulturore, shkruan sot Koha Ditore. Mirëpo ekspertët e Organit Shqyrtues të Prokurimit kanë konstatuar se […]

Në fund të muajit, Ministria e Kulturës zhvendoset në Prizren

Transferimi i një pjese të Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit (MKRS) nga Prishtina në Prizren, pritet të bëhet në mënyrë simbolike në fund të këtij muaji, ndërkohë që sipas zyrtarëve po bëhen përgatitjet finale, për të filluar hapin e parë të zhvendosjes së një pjesë të stafit, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Kësisoj,  Prizreni bëhet shtëpia e […]