06-05-2024

Prizren: Aktgjykim lirues të akuzuarit për grabitje

Prezent në shpalljen e aktgjykimit ishin i akuzuari Remzi Kuqi dhe mbrojtësi i tij avokat Betim Kadolli, ndërsa mungoi prokurori i çështjes Mehdi Sefa, që ishte i angazhuar në një çështje tjetër, por prezenca në shpallje nuk është e detyrueshme për çka nuk kishte pengesa ligjore që shpallja të vazhdonte pa pengesa.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Remzi Kuqi akuzohej se në vitin 2010, me datë 09 dhjetor, në Prizren, së bashku me Besnik Veliajn kanë hyrë në ”Western Union”, të njëjtit duke përdorur dhunën – armën, paraprakisht kishin vendosur maskat në kokë, të armatosur kanë hyrë brenda dhe derisa i akuzuarit i dytë Besnik Veliaj, qëndronte tek dera duke i ndihmuar të akuzuarit të parë Remzi Kuqi. Sipas aktakuzës të njëjti kishin grabitur paratë në vlerë prej 2.480 Euro, më pastaj për t`u larguar nga vendi i ngjarjes, në këtë formë Remzi Kuqi, akuzohej se në bashkëkryerje kishte kryer veprën penale të grabitjes.

Trupi gjykues i përbërë nga kryetar Artan Sejrani, Xheladin Osmani dhe Nazim Vllaço anëtarë, morën vendim dhe shpallën aktgjykim lirues, meqenëse nuk u provua se i akuzuari kishte kryer veprën penale./kallxo.com/

Asnjë koment

Comments are closed.