29-04-2024

Malisheva votoi projektbuxhetin për vitin 2019

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e tretë urgjente e cila është mbajtur sot, ka miratuar projektbuxhetin për vitin 2019.

Projektbuxheti është miratuar unanimisht nga të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës që ishin prezent (30), e po ashtu unanimisht janë shfuqizuar dy vendimet e datës 28 shtator 2018, ku ishte miratuar projektbuxheti, vendime të cilat sipas MAPL-së, ishin në kundërshtim me ligjin.

Në projektbuxhetin e propozuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, janë futur edhe propozimet e anëtarëve të Kuvendit të Komunës.

Asnjë koment

Comments are closed.