15-05-2024

Përurohet ujësjellësi në fshatin Legjendë

Fshatrat Malësi e Re dhe Legjendë tashmë pritet të kenë ujë të mjaftueshëm

Sot është bërë përurimi i ndërtimit të ujësjellësit në fshatin Legjendë (Malësi e Re). Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka që ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimi, ka shkruar se ky projekt për banorët e këtyre fshatrave është edhe një hap para drejt normalizimit të problemeve me ujë të pijes.

“Investimet e konsiderueshme për normalizimin e furnizimit me ujë të mjaftueshëm në të gjitha vendbanimet e komunës sonë, e tregojnë edhe një herë këtë prioritet tonin”, ka shkruar në llogarinë e tij të facebook-ut, ai./GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Mytaher Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.