10-05-2025

Prizren

Sot në Prizren

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: 15 maj 2018: Ora 10:00 Mbahet mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve të Komunës së Prizrenit. Selia e KK-së, “Shtëpinë e Bardhë”.

Mot i ndryshueshëm, me reshje lokale shiu

Temperaturat minimale do të zbresin nga 11 deri në 7 gradë celsius, e ato maksimale do luhaten nga 19 deri në 23 gradë celsius. Sot mot kryesisht me vranësira. Gjatë ditës me reshje lokale shiu, e në pjesët lindore të vendit mundësi për bubullima. Në mbrëmje reshjet pritet të jenë më të qëndrueshme, vende-vende edhe […]

Çka deklaroi para gjykatës serbi i akuzuar për krime në Krushë të Vogël?

Darko Tasiq, i cili akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka kryer krime lufte kundër popullatës civile të fshatit Krushë e Vogël, të hënën, gjatë shqyrtimit fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, nuk e ka pranuar fajësinë. Prokurori ndërkombëtar, Drew Engel, ka lexuar aktakuzën me të cilën i akuzuari Tasiq akuzohet […]

Vdiq ish-futbollisti i grup-moshave të reja të Lirisë, Astrit Krasniqi

Në moshën 32 vjeçare në Zvicër, papritmas sot ndërroi jetë, Astrit Krasniqi (në foto majtas) ish-futbollist (portier) i grup-moshave të reja të Lirisë, më pas junior dhe anëtar i ekipit të parë të Getoarit, dhe së fundi pjesë e KF Arbana. Ka qenë mjaft i talentuar, në kohën sa qe aktiv. Ndërkohë, ai ka marrë […]

Si do të konkurrojë Prizreni për në UNESCO?

Zyrtarët lokal thanë se Prizreni ka finalizuar hartën turistike, që nuk ka ekzistuar e në të cilën përfshihen pikat më të rëndësishme, që duhet vizituar. Kryetari i Komunës së Prizrenit,  në një emision në “Klan Kosova” tha se po punohet edhe rreth përfundimi të kalendarit për ngjarjet kulturo të cilat mbahen në  këtë qytet dhe […]

Prizreni rrënon objektet e vjetra që paraqesin rrezik

Prizreni ka filluar me rrënimin e disa objekteve të vjetra, që janë të amortizuara dhe paraqesin rrezik nga shembja. Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka ka thënë se konstatimi për rrënimin e këtyre objekteve është bërë pas vlerësimit të komisionit të formuar nga Drejtoria e Emergjencave dhe me urdhër të Drejtorisë së Inspektoriatit ka filluar procesi […]

AAK në Prizren filloi procesin e brendshëm zgjedhor

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) filloi zgjedhjet nëpër nëndegë dhe delegatët që do të zgjedhin organin më të ri të degës në Prizren. Kjo ka nisur nga Lugishta e Hasit dhe Dedaj, që ky subjekt i vlerëson si bastione të palëkundura. Me këtë rast janë zgjedhur kryetarët Bekim Nerjovaj  dhe Shqipron Balaj. Në një […]

Shtatore për Komandant “Drinin”-Çlirimtarin e Prizrenit

Përvjetorin e ardhshëm, Prizreni duhet ta ketë shtatoren e munguar të komandant  “Drinit”. Ai ishte oficer i karrierës,  komandant i UÇK-së, drejtues i Shkollës Ushtarake dhe Doktrinës së UÇK-së, ishte intelektual i vërtetë, magjisër i shkencave, kandidat për doktoratë në Universitetin e Kanadasë, njohës i shtatë gjuhëve botërore. Qytetarët e quajtën çlirimtar i Prizrenit. Drejtori […]

Prizreni përplot vizitorë gjatë fundjavës

Fundjavën që lamë pas, Prizreni ka qenë i mbushur me vizitorë. Pos turistëve të huaj, këtu si zakonisht, tashmë ka vizitorë edhe nga Shqipëria e Maqedonia. Po ashtu, në qytet kanë zbarkuar edhe shumë autobusë me nxënës nga të gjitha komunat e vendit, të cilën në shëtitjet e tyre, padyshim të parin radhisin Prizrenin. Kalaja, […]

Cilat profesione po kërkohen në panairin “Abi çarshia”?

Kamarier,  sektorist, kuzhinier, pastaj personel për elektrikë, mekanik apo ndonjë pozitë menaxheriale. Këto kanë qenë kërkesat më të shpeshta për punë, në panairin më të madh të punësimit “Abi çarshia”, që është hapur një ditë më parë, në kuadër të kompanisë “Abi” në Prizren. Në ditën e parë ka pasur një interesim të shtuar, kryesisht […]