07-11-2025

Qendrore

Përmes një aksioni simbolik apelohet për rikthimin e kalldrëmit në Prizren (foto)

OJQ “Ec Ma Ndryshe” ka finalizuar iniciativën ‘’Ta rikthejmë kalldrëmin’’ e konceptuar nga pjesëmarrësit e Shkollës së Aktivizmit Urban në kuadër të projektit “Rikthimi i Qytetit’’, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Gjatë kësaj iniciative në mënyrë simbolike janë vendosur fragmente të kalldrëmit në rrugën ‘’Adem Jashari’’, duke bërë thirrje që të rikthehet diskursi publik lidhur me kthimin e […]

Sot hapet parkingu më i madh në zonën qendrore të Prizrenit, për 110 vetura

Shoferët e Prizrenit dhe ata që vijnë si mysafirë,  prej sot nuk do të jenë në siklet sikur në parë, për të gjetur një vendparkim në zonën qendrore të qytetit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Në hapësirën prapa ndërtesës së Kuvendit Komunal, të njohur si “Shtëpia e Bardhë” do të hapet parkingu më i madh në këtë qytet, […]

Mjeku kujdestar flet për gjendjen shëndetësore e të plagosurit në Prizren

Tre persona janë plagosur për një parking në Prizren, njëri nga ta është në gjendje të rëndë shëndetësore. I njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Emergjencë. Mjeku kujdestar, Avdush Bajgora në një prononcim për “Indeksonline” ka dhënë detaje lidhur me gjendjen e personit në fjalë. Ai ka thënë se i […]

Dy nga tre të plagosurit në Prizren, vëllezër nga Strellci i Deçanit 

Tre persona, dy preh tyre vëllezër nga Strellci i Deçanit janë plagosur pas një sherri në një parking të hotelit, në qendrën e Prizrenit, në shatërvan. Sipas policisë, njëri nga të plagosurit është në gjendje të rëndë dhe është dërguar menjëherë për në QKUK, ndërsa dy të tjerë po trajtohen në Spitalin e Prizrenit, transmeton […]

LAJMI I FUNDIT: Plagosen tre persona në Shatërvan

Rreth orës 16:50 minuta të pasdites së sotme, në një nga parkingjet në afërsi të sheshit Shatërvan, janë plagosur 3 persona pas një mosmarrëveshje mes tre personave nga Prizreni dhe dy të tjerëve nga rrethi i Deçanit, konfirmon për TV Prizreni zëdhënësi i DRP në Prizren, Hazir Berisha. Sipas tij, njëri nga të plagosurit është […]

Rruga që lidh “Barut-hanen” me autostradën shtrohet në zhavorr (foto)

Komuna e Prizrenit po realizon një projekt të rëndësishëm, për të shkurtuar distancën e pjesës së disa lagjeve të Prizrenit, përfshirë jo vetëm lagjen Bartut-hane, Ortakollin, Bazhdarhanen, por edhe pjesë tjera të qytetit për t’u lidhur me autostradën”, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Siç është njoftuar, pas pastrimit nga mbeturinat inerte, ka nisur edhe shtruarja me zhavorr e […]

AAK dorëzon kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme të KK-së

Përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, dorëzuan kërkesën përmes të cilës kërkohet mbledhje e jashtëzakonshme, pas anulimit të festivalit “Zambaku i Prizrenit” nga Drejtoria për Kulturë në Prizren. Sipas përfaqësuesve të grupit të asamblistëve të AAK-së kërkesa për seancë të jashtëzakonshëm është mbështetur nga 16 kuvendarë. “Në bazë të nenit 44, […]

SBASHK-u kërcënon me greva në shtator

Arsimi mund të futet në grevë në muajin shtator nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e miratojnë në lexim të dytë Projektligjin për punëtorët e arsimit të viteve ‘90. Këtë paralajmërim e ka dhënë kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, shkruan sot Koha Ditore. Sesioni vjeshtor i […]

Ku duhet aplikuar për vizat për Zvicër, Francë, Austri dhe Beneluks?

Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka njoftuar se me fillim nga data 3 shtator, kërkesat për vizën Schengen për Zvicër, Francë, Austri dhe Beneluks duhet të dorëzohen nëpërmjet agjencisë lokale të nënkontraktuar TLScontact. TLScontac do t’i përcjellë kërkesat nga qendra e dorëzimit deri në Ambasadën Zvicerane në Prishtinë për përpunim të mëtutjeshëm. Personat që dëshirojnë të […]

Abrashi i gatshëm ta thërras seancën e jashtëzakonshme të KK-së nëse opozita ka nënshkrimet

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës (KK) së Prizrenit, Artan Abrashi ka thënë se është i gatshëm ta thërras mbledhjen e jashtëzakonshme të këtij organi konform rregullores, në rast se ka ndonjë kërkesë nga opozita, të shoqëruar me nënshkrimet përkatëse, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Dega e AAK-së në Prizren, përmes Grupit të kuvendarëve të Degës, ka bërë mbledhjen […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.