Policia në Prizren, njoftoi se ka iniciuar rastin e kërcënimit me jetë të drejtorit të Financave në Prizren, Ertan Simitçi, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha konfirmoi se pas publikimit të lajmit në medie lidhur me kanosjen e drejtorit, në konsultim me prokurorin është kontaktuar viktima dhe janë marrë provat materiale. […]