03-05-2024

Dorëzohen dëshmi për krime lufte, nis intervistimi i dëshmitarëve

Grupi i Shoqërisë Civile për grumbullimin e dëshmive për krime lufte dhe përgatitjen e kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës së viteve 1998/99, në komunën e Gjakovës njofton se që nga dje Policia e Kosovës, Departamenti për Krime Lufte, kanë filluar intervistimin e dëshmitarëve.

“Gjithashtu në kuadër të aktiviteteve tona, gjatë ditës së sotme kemi pasur takime të ngjeshura me major Fadil Gashi , drejtor i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe zyrtar të policisë nga ky Departament për ta intensifikuar bashkëpunimin e mëtejmë në interes të palëve të cilat çdo ditë e më shumë po deponojnë dëshmitë e tyre në zyrën tone”, thuhet në një komunikatë dërguar nga aktivistja Mevlyde Mezini Saraçi.

Grupi i Shoqërisë Civile deri më tani ka dërguar në Prokurorinë Speciale të Kosovës rreth 83 dëshmi për krime lufte të kryera nga ana e policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë./rtk

Asnjë koment

Comments are closed.