02-05-2024

Sunny Hill vitin e ardhshëm synon të sjellë në Kosovë Rita Orën dhe Bebe Rexhën

Ndërkohë që tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për Festivalin Sunny Hill, organizatorët kanë bërë të ditur se në edicionin e radhës do të ftohen edhe këngëtarë të tjerë të njohur të skenës botërore si Rita Ora dhe Bebe Rexha.

Festivali i parë ndërkombëtar i muzikës që do të mbahet në Prishtinë më 10,11 dhe 12 gusht, ka krijuar interesim të jashtëzakonshëm tek audiencat nga shtatë kontinente të botës.

Në konferencën për media bashkë me reperin e njohur Action Bronson, Dukagjin Lipa, nga Sunny Hill deklaroi se në të ardhmen do të ketë ftesa edhe për yjet tjera botërore me prejardhje shqiptare.

“Shpresojmë që Sunny Hill festival do të ketë një jetë shumë të gjatë dhe për çdo vjet do të ketë artistë më të mirë shqiptarë dhe të botës, dhe kështu publikisht e them që vitin e ardhshëm do ta ftojmë edhe Ritën, edhe Beben, edhe krejt artistët shqiptarë që janë aty dhe na bëjnë krenarë”, ka thënë ai.

Lipa në konferencë tha se nuk dihet akoma saktë numri i biletave të shitura apo nëse ka ende të lira.

Përveç Dua Lipës, Action Bronson, Martin Garrix, Stanaj dhe Gashit, në Sunny Hill Festival do të performojnë edhe Col3trane, Grace Carter, SG Lewis, Bondax, si dhe artistët më të mirë të skenës kosovare si Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, Dafina Zeqiri, Gjiko, Lumi B, Buta, Oda, Jericho, Asgjë Sikur Dielli, Genc Salihu, Dren Abazi, Gipsy Groove, Offchestra, Gamblemania, Kachinari, MTNJ, Alban Muja, Oda Haliti, Secret 47, Rrrron, Ylli Megi, Gon & Sonik, Kidda, Art Haliti dhe shumë e shumë emra të tjerë./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.