11-11-2024

Hetohet rasti i kërcënimit të drejtorit të Financave në Prizren

Policia në Prizren, njoftoi se ka iniciuar rastin e kërcënimit me jetë të drejtorit të Financave në Prizren, Ertan Simitçi, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Zëdhënësi rajonal i policisë në Prizren, Hazir Berisha konfirmoi se pas publikimit të lajmit në medie lidhur me kanosjen e drejtorit, në konsultim me prokurorin është kontaktuar viktima dhe janë marrë provat materiale. “Pas kësaj edhe është iniciuar rasti”, ka thënë ai.

Ertan Simitçi, një ditë më parë ka thënë se kërcënimet i ka marrë përmes rrjetit social “Facebook”.  “Kam pranuar disa mesazhe me përmbajtje kërcënuese me jetë”, ka treguar ai.

Javën e kaluar, ai  ka ngritur kallëzim penal ndaj Gjergj Dedajt, pasi sipas tij, Dedaj ka ofenduar komunitetin turk. “Kërcënuesit do të japin llogari para drejtësisë”, tha pastaj Simitçi./GazetaePrizrenit.net/.

Asnjë koment

Comments are closed.