01-05-2024

Dua Lipa sot vjen në Kosovë

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa sot pritet të vijë në Kosovë.

Mësohet se Dua Lipa do të jetë pjesë e Festivalit “Sunny Hill”, i organizuar nga babai i saj, Dukagjin Lipa, që do të mbahet në fundjavë. Ajo do të performojë në natën e parë, më 10 gusht.

Festivali do të mbahet në tri ditë, 10, 11 dhe 12 gusht, ku pritet të performojnë shumë këngëtarë, por mediat kosovare shkruajnë se ajo që është parë me shumë rezerva deri tani është çmimi i biletës, e cila mësohet se është 50 euro.

Rreth orës 19:00, Dua do të dalë në një konferencë./TCH

Asnjë koment

Comments are closed.