20-04-2025

Qendrore

Veseli: Lufta e UÇK-së është e pastër si diamanti

Kadri Veseli ka thënë se lufta e UÇK-së është e pastër si diamanti dhe ai nuk është i shqetësuar aspak që një gjë e tillë nuk mund të provohet. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës të martën për rreth tri orë është intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar lidhur me luftën e Ushtrisë Çlirimtare të […]

Avdullah Hoti: Me VV-në merremi vesh në ditët në vijim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se marrëveshja finale me Lëvizjen Vetëvendosje për bashkëqeverisje do të ndodhë në ditën në vijim dhe se nuk ka asnjë arsye për të dështuar Në një intervistë për EO, Hoti thotë se vullneti i LDK-së është që të arrihet një marrëveshje me VV-në, ndërsa kërkoi nga këta të […]

“Na ikëm!, Thirrna kur t`bahet mirë”, pankarta me mesazhi interesant tek Kuvendi

Një pankartë me një mesazh interesant është vendosur në afërsi të Kuvendit të Kosovës. “Na ikëm! Thirrna kur t`bahet mirë”,  është porosia që është vendosur në të e cila është ilustruar me një imazh të kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti me një karrige në mes. Në afërsi të vizatimit […]

Arkitekti kosovar që e pranon se kur ishte Drejtor i Urbanizmit në Prishtinë, ka pasur dallavere me ndërtime

99% e objekteve nuk ndërtohen sipas lejes që e marrin dhe në 90% të rasteve ndërtojnë njerëz, të cilët s’kanë njohuri në ndërtim. Kështu ka deklaruar për gazetën “Zëri” arkitekti dhe njëkohësisht ish-drejtori i Urbanizmit në Prishtinë, Lulëzim Nixha, shkruan sot gazeta Zeri Në Kosovë 99% e objekteve nuk ndërtohen sipas lejes së miratuar, kjo […]

LDK ia ‘gjuan topin’ VV-së: atyre iu takon të na ftojnë në takim

Sot është bërë një javë prej kur Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë zhvilluar takim për arritjen e koalicionit qeverisës. Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë për Gazetën Insajderi, se i takon Lëvizjes Vetëvendosje ta ftojë LDK-në në takim. Mustafa ka thënë se janë në pritje të ftesës […]

Çka ndodhë nëse nuk arrihet marrëveshja LDK-VV, sipas Mimoza Kusarit?

Kandidatja për deputete në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nëse rastësisht ndodh që marrëveshja LVV-LDK të mos arrihet, është një gabim që askush nuk do t’ua falë të dyja subjekteve politike. Kështu ka thënë ajo në Klan Kosova, duke shtuar se ekziston një shpresë për të pasur një qeverisje ndryshe dhe […]

Prizreni sot pritet ta fillojë vaksinimin kundër gripit sezonal

Me qëllim të parandalimit të gripit sezonal, Drejtoria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren, nga sot është paralajmëruar të fillojë imunizimi i kategorive më të rrezikuara të popullatës nga gripi sezonal, raporton Gazeta e Prizrenit. Në njoftimin e komunës, thuhet se imunizimit nga kjo sëmundje do t’i nënshtrohen personat […]

Policia arreston 15 persona

Policia e Kosovës ka arrestuar 15 persona gjatë 24 orëve të fundit. 11 nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje, kurse asnjë prej tyre në vuajtje të dënimit. Të gjitha arrestimet kanë të bëjnë me vepra të ndryshme penale.

Stërvitja e qenit policor, që zbuloi njerëz nën rrënojat e tërmetit në Durrës (Video)

‘Brandi’ është heroi me 4 putra i Policisë së Shtetit në Shqipëri, të cilin qytetarët e panë përmes ekraneve që transmetonin live nga vendngjarja, ku kërkonte për persona të mbetur nën rrënojat e pallatit 6-katësh në Durrës, goditur nga tërmeti. Pasditen e 26 nëntorit, teksa u ndërprenë punimet me mjetet rënda dhe u fikën mjetet […]

450 të burgosur kërkojnë faljen, kush do të jenë të përzgjedhurit e Presidentit Thaçi?

Mijëra të burgosur, vuajnë dënimin në burgjet e Kosovës, për veprat e bëra. E sa herë vjen ndonjë festë, sytë e tyre drejtohen nga Presidenti i vendit. Bile, edhe këtë vit, 450 prej tyre kanë bërë kërkesë për falje të dënimit. Kjo u bë e ditur, përmes një përgjigje me shkrim, nga Shërbimi Korrektues i […]