10-10-2026

Rajonale

Arrestohet i dyshuari për disa vjedhje – ishte arratisur nga ambulanca në Suharekë

Arrestohet personi i kërkuar që ishte arratisur nga QKMF-ja në Suharekë, përcjell Gazeta e Prizrenit. Më 7 tetor 2026, është arrestuar një person i dyshuar, shtetas i Kosovës, i cili më 20 korrik ishte arratisur nga QKMF-ja në Suharekë, derisa po merrte tretman mjekësor. Sipas Policisë, i dyshuari ishte kërkuar për shkak të dyshimeve për […]

Gjykimi për rastin Qafë Prush ndaj 12 policëve dhe doganierit, dëshmitari pranon se ia ofroi 20 euro një zyrtari por s’arrin ta identifikojë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në gjykimin ndaj 12 zyrtarëve policorë të Stacionit Policor për Mbikqyrje të Kufirit Qafë Prush dhe një zyrtari doganor, u dëgjuan dëshmitarët Halil Ademi, Armend Neziri, Miftar Rexhaj dhe Avni Shehu, të mërkurën u dëgjua dëshmitari Bajram Morina, i cili pranoi se ia kishte ofruar 20 euro ryshfet njërit zyrtar […]

Malisheva formon mekanizmin ndërinstitucional për trajtimin e të mit*urve me sjellje asociale dhe në konflikt me ligjin

Komuna e Malishevës ka formuar Mekanizmin Ndërinstitucional për Parandalimin e Incidenteve dhe Trajtimin e të Miturve me Sjellje Asociale dhe në Konflikt me Ligjin, i cili sot ka mbajtur mbledhjen e parë. Ky mekanizëm është formuar me vendim të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ndërsa pjesë e tij janë të gjitha institucionet që […]

Arrestohet zyrtari në Rahovec, merrte deri në 500 euro ryshfet nga bizneset

Një person është arrestuar në Rahovec, nën dyshimin se u ka kërkuar dhe marrë ryshfet pronarëve të bizneseve, në këmbim të moskontrollimit të lokaleve të tyre apo shmangies së ndëshkimeve. Rasti është zbuluar pasi Policia e Kosovës kishte pranuar informacione se i dyshuari, në periudha të ndryshme kohore, u kishte kërkuar ryshfet bizneseve. Pas pranimit […]

Aktakuzë ndaj katër personave dhe tri kompanive për tenderët e rrugëve në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave dhe tri kompanive për keqpërdorime të dyshuara në dy kontrata për ndërtimin e rrugëve në Komunën e Suharekës. Aktakuza është ngritur ndaj E.Sh. dhe B.K., nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit […]

Rruga Tetovë – Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga e shumëpërfolur që pritet të lidhë Prizrenin me Tetovën ka nisur të jetësohet në terren, por përtej kufirit. Autoritetet lokale në Tetovë kanë filluar me vetëfinancim hapjen e trasesë së parë dhe kilometrave të para drejt vendit ku është paraparë tuneli ndërkufitar. Me hapjen e trasesë së parë lokale, hapi i rëndësisë jetike kalon […]

Vdes një person në vetaksident afër Suharekës

Sot, më datën 13.09.2026, rreth orës 16:20, ka ndodhur një vetaksident trafiku në rrugën e transitit, në Shirokë të Suharekës, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas të dhënave fillestare, deri te aksidenti ka ardhur pasi ngasësi, për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin mbi automjetin, me ç’rast automjeti ka dalë nga rruga. Rastin e konfirmoi […]

Tragjike në Fortesë të Rahovecit: I mi*turi gjendet i plagosur me ar*më, mjekët konstatojnë vdekjen

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në fshatin Bellacerkë të Rahovecit, ku një i mitur është gjetur i plagosur me armë zjarri. Lajmin është konfirmuar nga Policia e Kosovës, ku është bërë e ditur se i mituri është dërguar për trajtim mjekësor, por mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. “Sot, rreth orës 20:20, në fshatin […]

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksident në autostradë Prizren – Suharekë

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sonte në autostradë, rreth 29 kilometra larg Vërmicës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Indeksonline se aksidenti ku një person ka humbur jetën ka ndodhur rreth orës 20:27. “Në ora 20:27, […]

Tragjedia në Malishevë: Çifti bashkëshortor u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një çift bashkëshortor është plagosur me armë zjarri. Zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi deklaroi se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në një dhomë gjumi kanë gjetur dy persona të plagosur, […]