24-02-2025

Malishevë

Ministri Reçica viziton objektin në ndërtim të banimit social në Malishevë

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës Haxhi Shala si dhe bashkë me kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj ka vizituar sot objektin e banimit social në Malishevë. Objekti është duke u ndërtuar në sajë të bashkëpunimit të MPMS-së me Komunën e Malishevës në bazë […]

Rrahje masive në trafik, katër të arrestuar në Malishevë

Një rast i rrahjes masive ka ndodhur në Malishevë ndërmjet katër personave, të cilët janë arrestuar. Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:45 “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë rrahur në mes veti. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe […]

Më pak raste nga thumbimet e rriqrave në Komunën e Malishevës

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili edhe udhëheqë shtabin komunal për menaxhimin e situatës endemike me EHKK, ka vizituar Klinikën Infektive në Prishtinë, ku është njoftuar nga stafi i saj, se asnjë rast nga Malisheva, nuk është i prekur me virusin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). ”Aktualisht në Klinikën Infektive, është […]

Konfirmohet aktakuza për korrupsion ndaj ish-shefit të Shërbimeve Publike në Malishevë

Gjykata Themelore në Gjakovë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj ish-shefit të Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, Ismet Mazreku, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Kështu, gjykata e shkallës së parë, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit Mazreku, avokatit Emrush Kastrati për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e […]

Dështon gjykimi ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë lidhur me rastin e vdekjes së punëtorit teknik

Mungesa e drejtorit të Shkollës Fillore të Mesme të Ultë “Ibrahim Mazreku”, në Malishevë, Jonuz Mazreku, i cili po akuzohet për asgjësim ose heqje të pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës, ka bërë që të dështojë shqyrtimi i dytë, i paraparë për të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në […]

Një mërgimtari ndihmon 25 familje në Malishevë

Mërgimtari dhe humanisti, Qazim Hoti nga Carralluka, i cili jeton dhe vepron në Suedi, ditëve të fundit ka vizituar Komunën e Malishevës, dhe ka dhuruar 2500 euro, për 25 familje në nevojë, me rastin e festës fetare të Bajramit të Madh. Ai këto mjete i ka shpërndarë përmes Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale (DSHMS) […]

Në Komunën e Malishevës 65 punëtorë me kontratë mbi vepër

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se gjatë vitit 2018 Komuna e Malishevës kishte angazhuar 65 punonjës përmes Marrëveshjes për Shërbime të Veçanta (MSHV), por që në kontrata nuk ishte e specifikuar se në cilën bazë ligjore ishin thirrur gjatë hartimit të kontratave. Sipas auditorit, prej tyre 53 persona të njëjtë ishin angazhuar dy […]

Në përfundim ndërtimi i kompleksit memorial për masakrën e Burimit të Malishevës

Ndërtimi i kompleksit memorial për masakrën në Burim të Malishevës, është në përfundim e sipër, pasi shumica dërmuese e punimeve në këtë kompleks kanë përfunduar. Punimet i kanë parë nga afër sot i pari i Malishevës, Ragip Begaj, i cili ishte i shoqëruar edhe nga nënkryetari Hajdin Berisha dhe drejtorët e drejtorive, Islam Vrenezi dhe […]

Malisheva e shqetësuar për ndërprerjen e repelimit të kafshëve, andej vijnë ethet vdekjeprurëse

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës në lidhje me ethet hemorragjike Krime Kongo, në një takim të mbajtur sot ka shprehur shqetësimin për ndalimin e aktivitetit të repelimit të kafshëve, si masa më e efektshme për luftimin dhe parandalimin e virusit vdekjeprurës të EHKK, që tek njerëzit përcillet përmes rriqrave. Komuna e Malishevës e ka […]

Në Malishevë vazhdon ndërtimi i Qendrës së Banimit Social

Qendra e Banimit Social, një objekt kapital që pritet të zgjidhë problemin e strehimit për rreth 40 familje, është duke u ndërtuar sipas dinamikës së paraparë dhe pritet që të jetë i gatshëm brenda vitit. Punimet në këtë objekt, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.