27-04-2024

Rrahje masive në trafik, katër të arrestuar në Malishevë

Një rast i rrahjes masive ka ndodhur në Malishevë ndërmjet katër personave, të cilët janë arrestuar.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:45

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në komunikacion janë rrahur në mes veti. Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Asnjë koment

Comments are closed.