24-04-2024

Vidhen para e stoli ari në një shtëpi të Rahovecit

Në rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në Rahovec. Sipas policisë, ngjarja është raportuar mbrëmë rreth orës 21:30.

“Një person (K-Shqiptar) ka informuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendi të shtëpisë së tij dhe kanë vjedhur stoli ari dhe para të gatshme”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Mbështetur në raportet policore, rastet e vjedhjeve nëpër shtëpi janë të pranishme sidomos në komunën e Suharekës. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.