25-04-2024

Pesë femra nga tetë të lënduarit, në një aksident trafiku në Prizren

Tetë persona, pesë prej tyre femra janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në Prizren.

Policia ka njoftuar se shkak për këtë ishte pakujdesia dhe mosmbajtja e distancës, ndërsa janë ndeshur tri vetura me targa vendore dhe ngasës K-Shqiptar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre vozitësit meshkuj dhe pesë femra.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.