28-11-2026

Malishevë

Malisheva planifikon 8 për qind buxhet më të lartë vitin e ardhshëm

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, e drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Drejtori për Buxhet dhe Financa (DEF), i ka njoftuar drejtorët komunal, me Qarkoren e parë buxhetore, për hartimin e buxhetit 2020-2022. Bazuar në këtë qarkore, buxheti për vitin 2020, pritet të jetë 8 për qind […]

Përleshje në Malishevë, dy të lënduar

Dy persona janë arrestuar pas një konflikti verbal në Malishevë, që ka ardhur deri te kanosja dhe përleshja fizike në mes të pesë të dyshuarve. Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30. “Si pasoj dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raportin policor. Të dyshuarit janë […]

Heq shiritat e inspektoratit, dërgohet në mbajtje malishevasi

Një person është shoqëruar në stacionin policor të Malishevës shkaku i largimit të shiritave të inspektoratit në vendpunishtën e tij, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. “I dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka hequr shiritat e vendosur nga inspektorët e Ministrisë së Ambientit të vendosur në punishten e firmës së tij”, thuhet në raportin e […]

Nxënësit në Malishevë stërviten për mbrojtje në rastet e tërmeteve

Sot në Malishevë, organizuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME), në bashkëpunim me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtorinë për Arsim dhe Edukim, është mbajtur stërvitja shkollore me simulator, për kujdes, mbrojtje dhe zvogëlim të rreziqeve në rastet e tërmeteve, Sipas kumtesës nga Komuna, gjithashtu, në këtë stërvitje, kanë asistuar edhe zjarrfikësit, policia […]

Një organizatë zviceriane ndihmon shëndetësinë në Malishevë

Organizata zvicerane që merret me sektorin e shëndetësisë AQH, ka dhuruar një donacion në mjete pune për shëndetësinë në Komunën e Malishevës, në vlerë prej 32 mijë euro, përkatësisht ka dhënë tetë pako në mjete për gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare dhe dy pako për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, njofton kumtesa komunale. […]

Përleshen dy familje, një person i lënduar në Malishevë

Një person nga Malisheva ka kërkuar tretman mjekësor në QKUK pas një përleshje fizike mes dy familjeve, transmeton “Gazeta e Prizrenit”. “Pesë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë janë përfshirë në një përleshje fizike që ka ndodhur për shkak të një kontesti familjar midis dy familjeve. Një person i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK”, […]

Dyshohet për një vetëvrasje në Senik të Malishevës

Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se sot në mëngjes rreth orës 07:00, nga ana e Policisë ka pranuar informatën se në fshatin Senikë, Komuna e Malishevës, është gjetur një trup i pa jetë. “I ndjeri S.Z., 32 vjeç dyshohet se ka kryer vetëvrasje me armë zjarri, dhe i njëjti është gjetur në afërsi të shtëpisë […]

Një person lëndohet në vendin e punë në Malishevë

Një person është lënduar në vendin e tij të punës në Malishevë, transmeton “GazetaePrizrenit.net’. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje pasdite, ndërsa vepra është vlerësuar  asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse  dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës. “Një mashkull K-Shqiptar ka pësuar lëndime trupore pasi është lënduar derisa ishte duke punuar në […]

Askush nuk ka përgjigje për shkakun e ngordhjes masive të peshqve në Mirushë

Vetëm dhjetë muaj pasi kishte ndodhur një ngordhje masive e peshqve në lumin Mirusha, e njëjta situatë është përsëritur, por në pjesën e poshtme të rrjedhës së lumit, përkatësisht në kanionin dhe ujëvarat e Mirushës. Sasia e peshqve të ngordhur, sipas banorëve, është e madhe, përderisa thonë se nuk dinë shkakun e saj, raporton KTV. […]

Burg efektiv dhe gjobë drejtorit të shkollës në Malishevë, për marrje ryshfeti

Drejtori i shkollës së mesme në Malishevë “Hamdi Berisha”, Izet Hoti, është dënuar me tetë muaj burg efektiv dhe 1000 euro gjobë, pasi është shpallur fajtor për marrje të ryshfetit. Aktgjykimi ndaj tij, është shpallur të premten nga Gjykata Themelore në Gjakovë, lidhur me akuzën se Hoti ka kërkuar ryshfet nga menaxheri i restorantit “BIMI2”, […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.