26-04-2024

Përleshje në Malishevë, dy të lënduar

Dy persona janë arrestuar pas një konflikti verbal në Malishevë, që ka ardhur deri te kanosja dhe përleshja fizike në mes të pesë të dyshuarve.

Sipas policisë rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:30.

“Si pasoj dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore ndërsa në vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë”, thuhet në raportin policor.

Të dyshuarit janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.