24-02-2025

Malishevë

Malishevë: Prokurori shkon pa shkresa të lëndës në seancë, shtyhet gjykimi ndaj aktivistit të “Vetëvendosjes”

Për shkak se prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Armend Zenelaj, nuk i kishte shkresat e lëndës me vete, ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore, ndaj të akuzuarit për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, Valon Hoti. Gjykatësi i rastit, Lulzim Paçarizi, pasi hapi seancën e së enjtes, në Gjykatën Themelore në […]

Fillon rregullimi i shtratit të lumit Mirusha në Malishevë

Sot kanë nisur punimet në rregullimin e shtratit të lumit Mirusha në komunën e Malishevës. Sipas një njoftimi dërguar medieve, rregullimi i këtij shtrati përveç tjerash do të jetë masë mbrojtëse edhe nga vërshimet e mundshme. “Rregullimi i shtratit të lumit Mirusha, ka rëndësi të madhe në shumë aspekte, duke filluar me krijimin e pamjes […]

Shpallen zgjedhjet për fshatrat dhe lagjet e Malishevës

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës në vazhdimin e seancës së parë të jashtëzakonshme për vitin 2019 kanë miratuar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve nëpër vendbanime, fshatra, si dhe në lagje të kësaj komune për zgjedhjen e këshillave lokale. Pas shumë diskutimeve të këshilltarëve të KK-së, ata kanë arritur pajtimin që ta formojnë Komisionin […]

Në Malishevë shënohen dy raste të thumbimit nga rriqrat

Komuna e Malishevës, të martën, ka njoftuar se në territorin e saj sivjet janë regjistruar dy raste të thumbimit nga rriqrat, por se nuk ka të infektuar me virusin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK). Në të njëjtën kohë është theksuar se janë duke u ndërmarrë masat për luftimin dhe parandalimin e EHKK-së, derisa drejtuesit […]

Ish-mësimdhënësi kërkon pagat pas pensionimit, Komuna e Malishevës kundërshton shpërblimin jubilar

Ish-mësimdhënësi Haki Kryeziu, përmes padisë, po kërkon nga Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, që ta obligojë Komunën e Malishevës, respektivisht Drejtorinë e Arsimit, që atij t’i kompensohen tri pagat përcjellëse dhe tri paga jubilare, të cilat pretendon se i takojnë me rastin e pensionimit. Në seancën e së martës, palët kanë dhënë fjalët […]

Në Malishevë vazhdon zbatimi i masave parandaluese ndaj rriqrave

Në territorin e Komunës së Malishevës, është vazhduar zbatimi i masave parandaluese, në kuadër të strategjisë nacionale, për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK). Po ashtu janë duke vazhduar edhe ligjëratat e vetëdijesimit, për tu mbrojtur nga pickimi i rriqrave, si dhe masat tjera parandaluese “Zbatimin e këtyre dy masave, e kanë […]

Nga paslufta në Malishevë kanë vdekur 18 persona prej etheve hemorragjike

Nga ethet hemorragjike në Komunën e Malishevës, nga paslufta, kanë vdekur 18 persona, ndërsa nga viti 2014, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga EHKK, dhe nga viti 2015, nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me virusin e EHKK. Kjo është rezultat i punës së vazhdueshme që bëhet në terren dhe në institucionet […]

Nesër fillon repelimi i kafshëve në Senik dhe Lladrovc të Malishevës

Shtabi komunal për menaxhimin e EHKK, në Malishevë, i kryesuar nga nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ka mbajtur një takim pune me operatorin“Zona Park”, që do të bëjë repelimin e kafshëve. Në këtë takim, është vendosur për fillimin e fushatës së repelimit të kafshëve, që do të filloj nga nesër, e mërkure, 13 […]

Komuna dhe ASB do të ndihmojnë dhjetë familje në Malishevë

Komuna e Malishevës dhe OJQ “Arbeiter Samarites Bund-ASB”, sot kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për implementimin e projektit “Mbështetje e Integruar Socio-ekonomike për familjet shumë të prekura”. Marrëveshja është nënshkruar në mes të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe përfaqësues së ASB për Kosovë, Dafina Hoxha. Në njoftimin e komunës, thuhet se ky […]

Komuna e Malisheves dërgon veteranët e arsimit në ekskursion

Komuna e Malishevës ditë më parë ka kurorëzuar kontratën e radhës për këtë vit. Kësaj radhe komuna e cila udhëhiet nga Ragip Bedaj ka menduar për veteranët e arsimit, derisa për ta ka aranzhuar një shëtitje në Shqipëri. Titulli i kontratës i dhënë nga autoritet kontraktues “Transporti i veteranëve të arsimit të komunës së Malishevës […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.