05-05-2024

Malishevë

Arrestohet një person i kërkuar në Malishevë

Arrestohet një person i kërkuar në Malishevë. Policia e Kosovës ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. Ai është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës. Policia nuk ka dhënë hollësi se përse po kërkohej i dyshuari./GazetaePrizrenit.net  

Malishevë: Afro 400 nxënës kanë braktisur shkollimin për një vit

Braktisja e shkollimit si pasojë e migrimit nga nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Malishevës gjatë vitit të shkuar po vlerësohet si shqetësuese nga këshilltari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Komunës, Alban Krasniqi. Ky i fundit, duke iu referuar raportit të Drejtorisë së Arsimit, ka bërë të ditur se në […]

Dhjetëra vetura të padoganuara e të paregjistruara sekuestrohen në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, më konkretisht stacioni policor në Malishevë, ka ndërmarrë disa veprime shtesë policore me qëllim të identifikimit të veturave të paregjistruara dhe padoganuara të cilat janë importuar nga jashtë. Sipas një njoftimi për media, nga data 23 janar e deri më 14 shkurt nga këto aktivitete në Malishevë janë evidentuar […]

Malisheva po shënon Ditën e Pavarësisë me aktivitete të shumta

Komuna e Malishevës, me aktivitete të ndryshme, është duke shënuar sot Ditën e Pavarësisë, përkatësisht njëmbëdhjetë vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Aktivitetet kanë filluar ditë më parë, kryesisht aktivitetet sportive, ku janë zhvilluar ndeshje e turne të ndryshëm, ndërsa sot, është mbajtur një mbledhje solemne e Kuvendit të Komunës, si dhe […]

Dështon një gjykim për ngacmim në Malishevë, i akuzuari ka ndërruar jetë

Ka dështuar të mbahet seanca fillestare ndaj të akuzuarit për ngacmim, S.B., e paraparë për të premten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Gjykatësi Njazi Morina deklaroi se i akuzuari është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo sipas fletëkthesës së datës 26 janar 2019, personi me të njëjtin emër është i vdekur, raporton […]

Malishevë: Pranon fajësinë i akuzuari për aksidentin tek qendra tregtare

I akuzuari për rrezikim të trafikut publik, Fitim Bibaj e ka pranuar fajësinë, në seancën e së enjtes, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Pas leximit të aktakuzës nga prokurori Bajram Kryeziu, i akuzuari Bibaj ka thënë se e ndien veten fajtor, duke kërkuar nga gjykata që ndaj tij të shqiptohet një dënim […]

KDI: Malisheva, komuna më transparente në financa

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), dje ka publikuar raportin e “transparometrit” për 15 komuna të Kosovës, të cilat janë përfshirë në këtë matje të saj. Bazuar në këtë raport, Komuna e Malishevës, është vlerësuar si komuna më e mirë në transparencën financiare, pasi është e vetmja komunë që është vlerësuar me notë maksimale në këtë […]

Malishevë: Mungon i akuzuari, katër herë radhazi dështon gjykimi për sulmin ndaj mjekut në Kijevë

Sot, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, për katër herë radhazi, nuk ka arritur që të mbahet seanca e shqyrtimit të dytë ndaj të akuzuarit për lëndim të lehtë trupor, Mahmut Hoxhaj. Shkak  i dështimit të këtij gjykimi, ka qenë mungesa e të akuzuarit, Mahmut Hoxhaj. Kurse, sa i përket mungesës së të […]

Sulmohet një femër në Malishevë

Një femër në Malishevë ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një i dyshuari Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. “I dyshuari është paraqit në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje” thuhet në raport. /GazetaePrizrenit.net/

Malishevë: Dënim me kusht të akuzuarit për një aksident

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me katër muaj burgim me kusht të akuzuarin për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, Sahit Gashi. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të premten, pasi që i akuzuari në seancën e shqyrtimit fillestar e ka pranuar fajësinë për këtë vepër penale. Sipas aktgjykimit të shpallur […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.