Në Malishevë shkollat po zbrazen, nxënësit largohen nga Kosova

Viti 2019 solli ndryshime për këtë klasë brenda gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë.

Hapësira brenda saj mbeti e zbrazët.

Shokët e bankave u ndërruan…

“Nxënësi e ka ndërprerë mësimin me vetëdëshirë më 17.12.2018″.

E me këtë mbishkrim u plotësua ditari i këtyre maturantëve.

Por të zbrazëta mbetën rubrikat e notave, pasi që nxënësit braktisën shkollën.

“Çdo ditë e më shumë klasët tona po zbrazen ata po e braktisin dhe po marrin rrugët e mërgimit”, ka thënë Ramadan Mazreku, profesor.

Nuk ishin vetëm fëmijët e kësaj klase që u larguan nga gjimnazi.

“..rreth 4 veta prej klasës tem e kanë lanë shkollën për me gjet një  jetë më të mirë jashtë vendit”.

Sipas të dhënave nga kjo shkollë rreth 60 nxënës bënë dicka të tillë, vetëm gjatë vitit 2018.

E shokët e klasës nuk i gëzoi ky fakt.

“Unë për vete dhe shoqëria jemi ndjerë shumë keq kur kemi marrë vesh se janë larguar, na kanë përshëndetur në mënyrë indirekte dhe të nesërmen nuk ishin më aty”, ka treguar Resina Bytyqi.

Dukuria e largimit nga shkolla, s’ështe prezente vetëm në këtë shkollë.

Por nga drejtoria për shëndetësi dhe mirëqenie sociale nuk ka të dhëna zyrtare.

Drejtor i drejtorisë për shëndetësi dhe mirëqenie sociale nuk kemi statistika të saktë.

Sipas të dhënave nga drejtoria e Arsimit në Malishevë, 312 nxënës janë larguar nga shkollat në Malishevë.

Ata thonë se fëmijët po largohen në shtete tjera, për shkaqe ekonomike e po ndërrojnë shkollën brenda komunës.

Por sipas të dhënave 176 nga nxënësit, janë larguar jashtë vendit.

“dmth janë 112 nxënës , prej tyre 94 meshkuj, 18 femra, nxënës që kanë shkuar jashtë vendit sipas raportit që kanë dërguar shkollat”.

Cikli i ulët, 95, 47 meshkuj, 48 femra,  që kanë dalë jashtë vendit janë 64

Mirëpo sipas drejtorit të arsimit, katër vitet e fundit në përgjithësi numri i nxënësve është duke u zvogëluar.

Përderisa paraprakisht komuna kishte 17.000 nxënës, tani ka rreth 13 mijë.

Situatë pak a shumë e ngjashme është edhe në komuna tjera të Kosovës.

Momente lamtumire, si kjo në Piranë të Prizrenit, ka shpesh nëpër shkollat e Kosovës.