23-04-2024

I pëlqyer apo inferior?

Autor: Batjar Halili

Duke qenë se formimi ynë vjen nga fusha e psikologjisë nuk mund t’u ikim provokimeve sociale të cilat janë produkt i jetës tonë të përditshme që tregojnë marrëdhëniet ndërnjërzore. Të jesh i pëlqyer është t’i përkasësh një vendi, të ndash përfitimet e mjaftueshme e të qenit i lidhur në një rrjet shoqëror. Kur ne pëlqehemi nga të tjerët, të tjerët do të bëjnë shumë gjëra për ne, do të na falin gabimet, dhe përgjithësisht do t’i bëjnë jetët tona më të lehta në shumicën e rasteve, të tjerët  bëhen avokat të sjelljeve tona në raportet më të tjerët. Si pasojë, ne duam që të tjerët të na pëlqejnë, dhe kohërat  në të cilat ne kalojmë për të qenë të pëlqyer janë mjaft madhështore.

Strategjitë e të qenit i pëlqyer

Ingratiacioni është një përpjekje për t’i bërë të tjerët të të pëlqejnë. Ka shumë mënyra për t’u hyrë në zemer të tjerëve. Për t’i hyrë në zemër një shefi, për shembull, mund t’i bëni atij  një nder, të bëheni shokë, të shkoni t’i ndihmoni në punët e shkollës, dikush i ndihmon dhe në punët e shtëpisë, mundohet të stimulojë të bëjë sikur është  shumë shakaxhi, qesh edhe pa i ardhur që të qeshë. Strategjit e ingratiacionit duken veçanërisht të dobishme dhe u shërbejnë inferiorëve  dhe këto janë të hulumtuara në fushën e psikologjisë sociale.

Të shprehësh pëlqimin për të tjerët

 “Lajkat nuk të çojnë askund”, pohojnë shumica e kulturave. Jo e vërtetë. Të komplimentosh të tjerët mund të jetë një teknikë efektive për t’i bërë të tjerët të na pëlqejnë, nëse komplimentet jepen në mënyrë delikate. Për shembull, kur keni një bashkëpuntor në punë, nëse në mënyrë të mprehtë i përmendni shefit tuaj se sa shumë e respektoni atë, mund të jetë një formë e suksesshme e lajkës, sepse shefi juaj ka më pak gjasa ta shohë komplimentin si manipulues kur bëhet fjalë për një person të tretë. Të pyesësh të tjerët për këshilla është gjithashtu efektive, sepse nënkupton respekt për mjeshtërinë dhe diturinë e tyre.

Në të vërtetë, lajkat zakonisht janë shumë të suksesshme: Edhe pse ne tregohemi të shpejtë në interpretimin e deklaratave lajkatuese si të pasinqerta, që njerëzit u bëjnë të tjerëve, kurse ne i pranojmë mjaft lehtë komplimentet që na drejtohen. E përse jo? Mbi të gjitha, në rastin tonë të veçantë, komplimentet janë haptazi mjaft të merituara!

Njerëzit gjithashtu e shprehin simpatinë e tyre për të tjerët nëpërmjet mjeteve jo verbale. Për shembull, kur ne duam që të tjerët të na pëlqejnë, në mënyrë të pavetëdijshme mund të imitojmë sjelljen e tyre –t’i kryqëzojmë këmbët kur ata i kryqëzojnë këmbët e tyre, të prekim mjekrën tone, kur ata prekin të tyren e kështu me radhë. Dhe funksionon: njerëzit na pëlqejnë neve më shumë kur ne me zgjuarsi imitojmë sjelljet e tyre jo verbale. Një shembull tjetër, ata që me të vërtetë e pëlqejnë profesorin e psikologjisë ndoshta buzëqeshin dhe tundin kokën më shumë gjatë ligjeratave, i kushtojnë vëmendje dhe janë të përqëndruar, gjithashtu kërkojnë më tepër kontakt me sy. Si profesorë, duhet të pranojmë se një sjellje e tillë na bën të ndihemi mirë, dhe ndoshta, na drejton që edhe ne të kemi një simpati për ata studentë (nxënës).  Buzëqeshja, në veçanti, është një mjet mjaft i fuqishëm për të fituar simpatinë e të tjerëve. Dale Carnegie shkroi: “një buzëqeshje thotë ‘Ti më pëlqen. Ti më bën të lumtur.

Më vjen mirë që po të shoh”. Carnegie ishte aq i pushtuar nga ndikimi i një buzëqeshje të mirë vendosur saqë ai edhe sugjeroi disa këshilla për mënyrën se si duhet të buzëqeshim kur nuk e ndjejmë me të vërtetë atë buzëqeshje. A është kjo një këshillë e mirë? Mbi të gjitha, ai supozon se njerëzit janë në gjendje të manipulojnë me shprehjet e fytyrës pa u dukur të pasinqertë dhe të rremë. A janë njerëzit të mirë në këtë? Dhe si mund ta kuptojmë? Kujdes nga ai që të buzqesh dhe jep bythën vetëm e vëtëm që të duket i pëlqyer. Këta janë persona inferior dhe mundohen që këtë inferioritet ta fshehin me buzqeshje.

 

Asnjë koment

Comments are closed.