22-02-2025

Malishevë

Hapen shkollat në fshatin Damanek dhe në Kijevë të komunës së Malishevës

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur përmes një njoftimi se nesër do të hapen dy shkollat në Damanek dhe në Kijevë.  Vendimi është marr në takimin e  Task-Forcës komunale për arsim. “Deri te ky vendim ka ardhur, pasi është konfirmuar nga IKSHPK se i tërë stafi i mësimdhënësve ka rezultuar negativ, ndërsa edhe nxënësit, […]

Arrestohet një person i kërkuar në Malishevë

Një person i kërkuar nga organet e drejtësisë është arrestuar në Malishevë, transmeton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë. I njëjti është vuajtje të dënimit në Burgun e Prishtinës. Policia nuk ka dhënë detaje për arsyet e kërkimit nga gjykata. /GazetaePrizrenit.net

Vdes një polic nga Malisheva

Ka ndërruar jetë polici Mehdi Januzaj nga Komuna e Malishevës. Kështu kanë bërë të ditur mediat lokale. Varrimi i të ndjerit u bë sot në orën 17:00 në varrezat e fshatit Senik.

Arrestohen dy persona për mashtrim në Malësi të Re të Prizrenit

Në fshatin Malësi e Re të Prizrenit janë arrestuar dy persona të dyshuar për mashtrim. Ata, janë dërguar në mbajtje për 48 orë. “Njësiti policor ka arrit t’i identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuar për mashtrim”. njofton Policia e Kosovës.

Nga java e ardhshme mësimi në shkollat Malishevës, zhvillohet me orar të plotë

Task Forca për arsim në Komunën e Malishevës, sot e ka mbajtur takimin e rregullt të punës, ku është shqyrtuar zhvillimi i procesit mësimor. Në këtë mbledhje është paralajmëruar se mësimi në shkollat e Komunës së Malishevës, do të mbahet me orar të plotë, përjashtuar Gjimnazin, ku mësimi do të vazhdon të mbahet sipas skenarit […]

Vihet gurëthemeli i Kullës dhe objektit të Veteranëve të UÇK-së në Malishevë

Me vendosjen e buqetave me lule pran lapidarit në varrezat e dëshmorëve nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, kryetari i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dega në Malishevë nderimi i dëshmorëve dhe nën krismat e fishkzjarreve, sot në Malishevë u bë vënia e gurëthemelit për Kullën dhe objektin e Veteranëve të […]

Dy shtëpi banimi përfshihen nga zjarri në Malishevë, lëndohet një zjarrfikës

Dy shtëpi banimi në fshatin Carrallukë të Malishevës janë përfshirë sot nga zjarri. Në përpjekje për të shuar zjarrin, lëndime të lehta trupore ka marrë një zjarrfikës, raporton Express. Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha. Lexo edhe: Komuna e Prizrenit del keq edhe në fushën […]

Dënohet me katër muaj burgim me kusht i akuzuari për vjedhje të shërbimeve të KEDS-it

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me katër muaj burgim me kusht të akuzuarin për veprën penale “vjedhje e shërbimeve”, Haxhi Kryeziu. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të mërkurën, pasi që i akuzuari në seancën e shqyrtimit fillestar e kishte pranuar fajësinë për këtë vepër penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.. Sipas […]

Nis ndërtimi i fushave sportive në dy shkolla në Kijevë të Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve të planifikuara dhe të investimeve kapitale, sot në fshatin Kijevë, ka filluar ndërtimi i fushave të sportit për shkollën fillore, si dhe për shkollën e mesme profesionale, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Në fillimin e punimeve ishin të pranishëm, drejtori komunal i arsimit, Blerim Thaçi, drejtori […]

Vodhi paratë e dedikuara për sadaka në një xhami në Malishevë, arrestohet nga policia

Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni policor – Malishevë, ka arritur të arrestojë një person i cili në orët e vonat të datës 24 gusht, kishte hyrë në një xhami në këtë komunë dhe kishte vjedhur paratë e grumbulluara nga xhemati i kësaj xhamie, transmeton IndeksOnline. Ai me forcë kishte hapur kutin që ishte e vendosur […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.