20-10-2026

Malishevë

Ndërpritet shqyrtimi gjyqësor ndaj rojës së pyllit, që akuzohet për veprimtari të pandërgjegjshme ekonomike

Me kërkesë të prokurorit Kastriot Memaj, në gjykimin ndaj rojës së pyllit, Naim Berisha për veprën penale “veprimtari e pandërgjegjshme ekonomike”, është ndërprerë seanca gjyqësore e mbajtur të premten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë. Ndërprerja e kësaj seancë gjyqësore u bë për shkak se, prokurori Memaj, kërkoi që aktakuza e këtij rasti […]

Konfirmohet aktakuza ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Malishevë dhe të tjerëve

Është konfirmuar aktakuza për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Komunën e Malishevës, Islam Vrenezi, dhe zyrtarëve komunalë, Januz Krasniqi, Jakup Shurdhaj, Besnik Krasniqi dhe Qlirim Karaqica. Kjo pasi që Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat e ushtruara nga të akuzuarit e lartcekur, ashtu që ka lënë në fuqi aktvendimin e shkallës së parë, […]

15 vjecari që vdiq tragjikisht në Zvicër vinte nga Malisheva

Adrian Ramadani, 15-vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht në Nauchatel të Zvicrës ishte me prejardhje nga Panorci i Malishevës. Gjatë një deklarate të bërë nga policia kantonale e Fribourg kanë thënë se ai nuk e kishte vënë re trenin dhe u godit nga pjesa e përparme e tij. Lexo Edhe: Si e kujtonte prof. Bajram […]

Malisheva dikur e “pushtuar” nga koronavirusi: Sot ka vetëm 36 raste aktive dhe qëndron në zonën e gjelbër

Komuna e Malishevës në zonë të gjelbër me numër të vogël të të infektuarve me covid-19. Dikur ishte epiqendër e virusit korona. Por, tani qendra e qytetit të Malishevës është mbushur përplot njerëz. Tani gjendja në këtë komunë është mjaft stabile. Madje, Malisheva bën pjesë në zonën e gjelbër si një ndër komunat me më […]

Ragip Begajt i përkeqësohet gjendja, dërgohet në QKUK

Kryetarit të Malishevës i është përkeqësuar gjendja shëndetësore. Ai është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Vlen të theksohet se para disa ditësh ai ishte infektuar me Covid-19. Lexo edhe: https://gazetaeprizrenit.net/koronavirusi-keto-jane-vendbanimet-e-rajonit-te-prizrenit-me-rastet-e-reja-me-covid/

Malishevë: Gjendja me covid-19 në kontroll dhe ka filluar zbatimi i vendimit të fundit për masat mbrojtëse

Gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës është në kontroll dhe momentalisht janë 18 raste aktive, por pavarësisht kësaj, komuna ka filluar që krahas masave të mëhershme, të zbatoj edhe vendimin e fundit të qeverisë, për masat shtesë mbrojtëse. Kjo është bërë e ditur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve, të drejtuar nga […]

Kryetari i Malishevës infektohet me Covid-19

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Begaj ka njoftuar se pas shfaqjes së simptomave është testuar dhe ka dalë pozitiv me koronavirus. Lexo Edhe: Drejtoresha e Haskukës ishte larguar nga puna për perfomancë të dobët – DOKUMENT “Ju njoftoj se pas shfaqjes së disa problemeve shëndetësore, e kam bërë testin RT-PCR […]

Ka filluar hapja e një rruge të re në Pagarushë të Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, edhe në fshatin Pagarushë ka filluar hapja dhe rregullimi i një rruge të re. Punimet në këtë rrugë i kanë parë nga afër drejtori Komunal i Urbanizmit, Ahmet Morina dhe shefi i Zyrës së Prokurimit, Nuhi Shala. […]

Malisheva dikur ishte vatër e infeksionit, sot ka vetëm 11 raste aktive

Në Komunën e Malishevës në 24 orët e fundit janë shëruar 5 persona, ndërsa është regjistruar një rast i ri. Kështu kanë bërë të ditur nga kjo komunë, përmes një njoftimi në Facebook. Rasti i ri është regjistruar në Banjë, ndërsa numri i rasteve aktive është 11. Lexo edhe: Shtatë të infektuar me Covid në […]

Prizren: Shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve në rastin e rigjykimit të vrasjes së Skender Limajt

Të premten, Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur aktgjykim dënues ndaj  Emin Krasniqit, Astrit Krasniqit, Durim Krasniqit dhe Hazir Krasniqit , të cilit janë shpallur fajtorë për vrasjen e Skender Limajt në vitin 2011. Sipas aktgjykimit të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Raima Elezi, të pandehurit Emin Krasniqi shpallet fajtor për veprën penale […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.