Në Malishevë është arrestuar një person, i cili dyshohet se e ka kushtëzuar një vajzë për të dalë me të. Sipas policisë, i dyshuari i kishte bërë presion viktimës se nëse nuk del me të, do të ia publikojë fotot e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.