23-03-2026

Rajonale

COVID-it ja sheh sherrin me të madhe komuna e Rahovecit, i humb 37 milionë euro

Drejtoria për Buxhet dhe Financa si dhe drejtoria për Ekonomi Zhvillim dhe Turizëm, në bashkëpunim me Institutin për Ndërmarrësi dhe Biznes të Vogla dhe Integra kanë kryer një hulumtim në të cilin bëhet e fituar se shkak i pandemisë Covid-19, këtij qyteti i janë humbur 37 milionë euro. Siç njofton komunikata e kësaj komune, humbjen […]

Rrahje në Rahovec, arrestohen dy persona

Dy të dyshuar janë arrestuar në Rahovec, pasi kanë sulmuar fizikisht dy persona, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në rr. Tranzit në Rahovec, transmeton Gazeta e Prizrenit. Dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Lexo […]

“E dëgjuam duke thirrur mam”, rrëfimi i personit që e gjeti 2 vjeçarin

Astrit Kryeziu është një prej personave i cili sot në Malishevë iu ishte bashkuar grupeve të kërkimit për gjetjen e 2 vjeçarit që kishte humbur nga dita e djeshme. Astriti në një prononcim për Klan Kosova ka rrëfyer strategjinë e kërkimit në momentin kur kishin arritur në vendin ku po kërkohej vogëlushi. Ai ka thënë […]

Ku dhe si u gjet 2 vjeçari nga Malisheva, flet nënkryetari i Komunës

Pak minuta më parë është gjetur 2 vjeçari nga Malisheva, Tian Krasniqi që ishte zhdukur dje. Fatmirësisht, Tiani është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Basha në një prononcim për Indeksonline ka treguar se 2 vjeçari është gjetur në fshatin e tij. “2 vjeçari është gjetur në një perimetër […]

Në Malishevë po vazhdon kërkimi për 2 vjeçarin e humbur

Pasditen e djeshme në fshatin Terpezë të komunës së Malishevës ka humbur një 2 vjeçar. Nga komuna e Malishevës kanë treguar se ende nuk është gjetur fëmija 2 vjeçar dhe se po vazhdon kërkim edhe sot. Për gjetjen e tij janë angazhuar njësitet e policisë, FSK-së dhe kërkimit të njëjësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit dhe […]

Latifi jep detaje për vdekjen e 33-vjeçarit rahovecas nga Covid-19

Sot në Rahovec është raportuar vdekja e një 33 vjeçari nga Komuna e Rahovecit i cili ishte i prekur me koronavirus. Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë në Rtv Dukagjini se tashmë të ndjerit me 7 gusht i është marrë mostra dhe i njëjti më 9 gusht ka rezultuar pozitiv. “Ai në fillim ishe […]

Aksident i madh në Malishevë, ka persona të lënduar (foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 17:00 në komunën e Malishevës, saktësisht në fshatin Bubël. Lexuesit e IndeksOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes. Sipas tyre, disa persona kanë marrë lëndime të lehta trupore. Ndërsa, në fotografi shihet se vetura ka pësuar dëme të mëdha materiale./IndeksOnline/      

Policia ndërpret dy ahengje në rajonin e Prizrenit në 24-orët e fundit

Ahengje në kohë pandemie, Policia ndërpret shtatë sosh në 24-orët e fundit Ahengjet familjare nuk kanë të ndalur, me gjithë vendimin e Qeverisë që ato nuk bën të organizohen për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit. Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh, ka bërë të ditur se ka ndërprerë shtatë ahengje në […]

Rigjykimi për vrasjen në Rahovec, dëshmitari tregon se çfarë kishte parë natën kritike

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, rigjykimi ndaj të akuzuarit për vrasje, Feriz Hoti, ka filluar me dëgjimin e dëshmitarit Bajram Morina. Feriz Hoti po akuzohet se më 17 maj 2017, rreth orës 02:00, në fshatin Ratkoc të Rahovecit, me dashje e ka privuar nga jeta tani të ndjerin Hamdi Isufi, raporton “Betimi për […]

Vjedhje në një pikëkarburanti në Pllavë të Opojës

Në fshatin Pllavë të Opojës (Dragash)  njoftohet për një rast të vjedhjes së parave, raporton ‘Gazeta e Prizrenit’. Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur dje, gjatë orëve të mëngjesit. “Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në objektin e pompës me derivate, person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar dhe nga  aty kanë vjedhur një […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.