23-04-2024

Ku dhe si u gjet 2 vjeçari nga Malisheva, flet nënkryetari i Komunës

Pak minuta më parë është gjetur 2 vjeçari nga Malisheva, Tian Krasniqi që ishte zhdukur dje. Fatmirësisht, Tiani është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

Nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Basha në një prononcim për Indeksonline ka treguar se 2 vjeçari është gjetur në fshatin e tij.

“2 vjeçari është gjetur në një perimetër afë shtëpisë së tij, në fshatin e tij. Ai është në gjendje stabile shëndetësore dhe është duke e bërë një kontrollë në QKMF të Malishevës. Pastaj do të shohim se si do të veprojmë por gjendja është e mirë.”

“Penallti” për opozitën në Prizren

“Ai është gjetur nga bashkëfshatarët e tij”, tha Basha./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.