23-03-2026

Rajonale

Supremja e kthen në rivendosje rastin ndaj drejtorit të shkollës në Malishevë që ishte dënuar për marrje ryshfeti

Drejtori i shkollës së mesme në Malishevë “Hamdi Berisha”, Izet Hoti do të gjykohet përsëri për akuzën se kishte marrë ryshfet për organizimin e mbrëmjes së maturës. Kjo pasi Gjykata Supreme e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës së Apelit me të cilin, kjo e fundit Hotit ia kishte vërtetuar dënimin me burg dhe gjobë, raporton […]

Sulmon me grushte viktimën, të dy shoqërohen për në stacionin policor në Suharekë

Dy persona nga fshati Gelanc i Komunës së Suharekës, pas një mosmarrëveshje mes tyre janë shoqëruar për në Stacionin Policor. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se i dyshuari e ka sulmuar me grushte viktimën, duke i shkaktuar lëndim të lehtë trupor. “Të dy të dyshuarit janë shoqëruar për në stacion dhe pas intervistimit, […]

I dyshuari nga Rahoveci për vrasjen dhe djegien e vëllait, e kishte vrarë edhe gruan para disa vitesh

Një vrasje e rëndë kishte ndodhur në fshatin Bërnjak të Komunës së Rahovecit gjatë muajit shkurt të këtij viti. Atje, pas një zënke verbale, vëllai kishte vrarë vëllain, e më pas e kishte djegur në oborrin e shtëpisë. Policinë e cila kishte shkuar në vendin e ngjarjes për shkak të zjarrit, i dyshuari e kishte […]

Komuna e Malishevës thotë se vetëm 329 persona janë pickuar nga rriqrat

Shtabi Komunal i Malishevës për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hermoragjike ka sqaruar opinion se lajmi i dhënë në disa  media se në Komunën e Malishevës janë thumbuar 811 persona nga rriqrat, nuk qëndron dhe besojmë që pa dashur është keqkuptuar njoftimi i IKSHP-së, lidhur me gjendjen nga thumbimi i rriqrave në vend. Kjo komunë ka […]

Katër shtetas nga Shqipëria kalojnë ilegalisht në Kosovë

Sipas policisë katër persona nga Shqipëria janë ndaluar për kalim ilegal të kufirit në Kosovë. Rasti ka ndodhur dje në fshatin Restelicë-Dragash, transmeton Gazeta e Prizrenit. Gjatë patrullimit, policia ka takuar katër meshkuj  shtetas të Shqipërisë dhe gjatë intervistimit të njëjtit kanë pranuar se kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës. “Të dyshuarit janë sjellë […]

Flet i shëruari nga COVID-19 nga Suhareka: Nuk kisha simptoma, një grip në janar më mundoi më shumë

Një nënë nga Suhareka bashkë me dy djemtë e saj kishin rezultuar pozitivë në testimet për COVID-19. Ata ishin infektuar me koronavirus pas një vizite që kishin bërë tek disa familjarë. Djemtë pa asnjë simptomë, e nëna me gjendje shëndetësore të rënduar, megjithatë ia dolën ta fitojnë betejën me sëmundjen. Express ju sjell rrëfimin e […]

Histori: Kur ushtarakja gjermane e KFOR-it ndihmonte popullatën

Në Komunën e Prizrenit, pas luftës e deri në vitin 2018, kanë qenë të vendosur pjesëtarët gjerman të KFOR-it, në kuadër të Trupave Paqeruajtëse të KFOR-it. Pos tjerash, në forma të ndryshme ata kanë ndihmuar në rindërtimin e jetës, duke ndihmuar drejtpërdrejt edhe popullatën, siç shihet edhe në këtë fotografi, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Arrestohet një person, sulmon policin në Rahovec

Një person është arrestuar në Rahovec për shkak të sulmit ndaj një polici. Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:15, transmeton Gazeta e Prizrenit. I dyshuari mashkull kosovar për shkak se derisa kishte qenë duke e drejtuar motoçikletën kishte bërë ngasje të rrezikshme dhe  nuk iu kishte bindur urdhrave të zyrtarëve policor që […]

Rama njofton se kufiri hapet me 1 qershor, jo edhe plazhet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se nga data 1 qershor do të hapen kufijtë tokësor. “Ka shumë ide për komplote globale e fantazisë në botën akademike të rrjeteve sociale. Shqipëria ka numrin më të ulët të viktimave në botë për numër popullsie. Cila botë është hapur më shumë se Shqipëria sot […]

Histori: Sa ju kujtohen lojërat e dikurshme

Legjenda: Djemtë e bariut që luajnë lojën e ndërlikuar të kalikozit. Roshkodol, Isniq i Deçanit, viti 1976 Fotografia: Ann Christine Eek

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.