05-05-2024

Rajonale

Një femër shkelet nga vozitësja femër në Mamushë

Në Mamushë, një femër është shkelur me veturë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sipas policisë, vozitësja femër K-Shqiptare nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër K-Turke. “Si pasojë e aksidentit, viktima ka pësuar frakturë në këmbë dhe pas tretmanit mjekësor është liruar njofton Policia. Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit.net/ Foto: Arkivi

Vjedhje në “Viva Fresh”, arrestohen burrë e grua

Një vjedhje ka ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në “Viva Fresh” në Gjakovë ku janë arrestuar dy persona. Rasti është konfirmuar nga zyrtarja për informim në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj, e cila ka konfirmuar rastin pa dhënë detaje. Në anën tjetër burime të Gazetës Sinjali, nga prokuroria kanë bërë të […]

Fajdet, arrestohen dy persona në Dragash, përfituan mbi 10 mijë euro

Dy persona janë arrestuar pasi janë të dyshuar për fajde, në vlerë prej 10 mijë euro, shkruan “Gazeta e Prizrenit”. Përmes një komunikate, Policia ja njoftuar se kanë filluar hetimet dhe kanë siguruar dëshmi të mjaftueshme mbi dyshimet e arsyeshme se të dyshuarit janë të përfshirë në veprat penale ‘fajde’, ‘detyrim’, dhe ‘kanosje’. Të dyshuarit: […]

Vjedh stoli ari, arrestohet një femër në Rahovec

Në Rahovec është arrestuar e dyshuara nën dyshimin se e njëjta një personi të gjinisë mashkullore ia ka vjedhur një sasi stoli ari. Sipas policisë, e njëjta është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Moti gjatë dy ditëve

Në Prizren e rrethinë, sikurse edhe në pjesën tjetër të vendit gjatë dy ditëve të ardhshme parashihet mot i ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë në 26 gradë Celsius. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në Prizren temperaturat do të lëvizin ndërmjet 6 – 26 gradë Celsius “Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të […]

Gjykimi për vrasjen e vëllezërve në Malishevë, ridëgjohet eksperti mjekoligjor

Në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dje është dëgjuar eksperti mjekoligjor, Arsim Gërxhaliu, në gjykimin ndaj të akuzuarit për vrasje të dyfishtë, Besim Maloku. Sipas aktakuzës së ngritur me 30 nëntor 2018, i akuzuari Besim Maloku, akuzohet se më 9 mars 2018, rreth orës 01:00 në fshatin Plloqicë të Malishevës me dashje ka privuar nga jeta […]

Prokurimi për ujësjellësin kryesor kthehet në rivlerësim për të tetën herë në Dragash

Organi Shqyrtues i Prokurimit ka kthyer edhe një herë në rivlerësim prokurimin për ndërtimin e ujësjellësit kryesor në Komunën e Dragashit. Pos anulimit të njoftimit të Komunës së Dragashit për dhënie të kontratës ka paralajmëruar se do të kërkojë nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik që ta anulojë licencën e menaxherit të prokurimit të kësaj […]

Vjedhje në Mamushë

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Mamushë, transmeton GazetaePrizrenit.net “Njësia policore ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj tre të dyshuar meshkuj K-Turk, të cilët kishin vjedhur një motoçikletë nga viktima mashkull K-Turk”, njoftoi sot policia. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net/

Moti gjatë ditëve në vazhdim

Një ciklon i fuqishëm pritet të formohet ditëve të ardhshme në Mesdheun perëndimor, ndërsa mbi rajonin tonë dhe lindje të kontinentit fusha të presionit të lartë mbeten të bllokuara, duke favorizuar mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me diell Cikloni mbi Mesdheun perëndimor do të shtyjë rryma më të ngrohta nga Afrika veriore mbi vendin tonë, […]

Lajmi i Fundit: Kongresi Amerikan në mënyrë unanime voton rezolutën për vëllezërit Bytyqi

Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka votuar sot në mënyrë unanime rezolutën për vëllezërit Bytyqi. Këtë e ka bërë të ditur edhe Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, njofton Klan Kosova. ‘’Para pak minutash Kongresi Amerikan në mënyrë unanime votoi rezolutën për vëllezërit Bytyqi!’’, shkruan ajo.