25-04-2024

Sot me diell, nesër shi e borë në Kosovë

Gjatë dy ditëve në vijim do të mbajë mot i ndryshueshëm, kur priten edhe reshje shiu e bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, moti sot do të jetë i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës do të jenë stabile, ndërsa kah mesi i natës dhe gjatë ditës së enjte parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe bore, ndërsa në viset malore parashihet të bie vetëm borë.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare ditën e mërkurë, ndërsa ditën e enjte shpejtësia e erës do të rritet deri 11m/s në rrafsh të Kosovës kurse pjesa veriore e Dukagjinit shpejtësinë maksimale të erës parashihet ta arrijë mbi 20m/s”, ka thënë IHMK.

 

Asnjë koment

Comments are closed.