19-05-2024

Rajonale

5-vjet nga vrasja e Elvis Pistës – nëna e tij e zhgënjyer me institucionet se nuk gjetë dorasin

Ndonëse kanë kaluar disa vjet që nga vrasja e ish-kandidatit të PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 2014, Elvis Pista, ende nuk dihen motivet dhe kryerësit e vrasjes. Nëna e tij, Hidija Pista, vazhdon që ta kujtojë me mall djalin e vetëm që i vranë, raporton KTV. Ajo shprehet e zhgënjyer […]

Vdes plaku që u sulmua nga qentë ditë më parë në Suharekë

Pas sulmit nga qentë një person i moshuar nga fshati Peqan i Suharekës ka ndërruar jetë. A.F ishte sulmuar në fillim të këtij muaji nga një grup i qenve. Lëndimet prej të cilave edhe besohet se ka vdekur, i ndjeri i kishte në kokë dhe në gjithë trupin. Ai ishte dërguar me urgjencë në QKUK […]

Rahovec: Pranon fajësinë, dënohet me kusht i akuzuari për vjedhje të rrymës

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me katër muaj burgim me kusht për të akuzuarin për veprën penale “vjedhje të shërbimeve”, A. Krasniqi. Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, i akuzuari Krasniqi nuk kryen vepër tjetër penale. Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Ilir […]

Hapet një pikë e grumbullimit të qumështit në Malishevë

Sot në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës, edhe zyrtarisht është hapur pika e grumbullimit të qumështit. Hapja e kësaj pike, vlerësohet të jetë shumë e rëndësishme për të gjithë fermerët e Komunës së Malishevës, pasi është një pikë grumbulluese shumë moderne dhe ju mundëson fermerëve që të bëjnë dorëzimin e qumështit, më afër fermave […]

Sot mbahet Testi i Maturës në rajonin e Prizrenit

Provimit më të rëndësishëm nga shkollimi i mesëm sot do t’i nënshtrohen 2.754 maturantë të Komunës së Prizrenit, të të gjitha profileve. Zyrtarët komunal arsimorë,  kanë thënë se janë ndërmarrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e testit, në mënyrë që rezultatet të jenë sa më reale, shkruan sot “Gazeta e Prizrenit”. Pjesa e parë e këtij […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 10:00 Në qendrat e përcaktuara shkollore, mbahet faza e parë e Testit të Maturës në rajonin e Prizrenit. Ora 15:00 Nënshkruhet marrëveshja trepalëshe e bashkëpunimit në mes të Komunës së Prizrenit, Komunës Metropolitane të Parisit dhe Aleancës Franceze të Prishtinës. (Selia e Kuvendit Komunal në “Shtëpinë e Bardhë”). /GazetaePrizrenit.net/

Lekaj takon Begajn, paralajmëron nisjen e disa projekteve në Malishevë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka takuar sot kryetarin e Komunës, Ragip Begaj. “Shumë projekte infrastrukturore janë duke u zhvilluar në komunën e Malishevës. Të tjera, të financuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pritet të fillojnë së shpejti”, ka shkruar Lekaj në Facebook, transmeton Klan Kosova. “Për këto dhe kërkesa të tjera të Malishevës, […]

Moti sot

Në rajonin e Prizrenit sikur edhe në pjesën tjetër të vendit, për sot parashihet një ditë me diell dhe me temperatura të larta. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se termometri do të kalojë mbi 30 gradë celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet […]

Emocionuese: Berberi tregon si u ngjit mbi automjetin e ushtarëve të NATO-s (Video)

Agim Berberi tregon për gëzimin që kishte në ditën kur në Gjakovë u futen ushtarët e NATO-s Historia e tij me luftën është shumë e tmerrshme. Ishte fundi i muajit maj i vitit 1999 kur serbët e morën Agim Berberin nga banesa e tij dhe e torturuan për ditë të tëra, në fshatin Osek të […]

Aktakuzë dorasit që vrau vëllanë në Studenqan të Suharekës

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet B.G., për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas aktakuzës, me datë 17.03.2019 në fshatin Studenqan – Komuna e Suharekës, i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake […]