15-05-2025

Rajonale

Kontraktohet ndërtimi i fazës së dytë të Emergjencës në Rahovec

Në Rahovec sot është nënshkruar kontrata për ndërtimin e fazës së dytë të projektit të Emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kwtw qytet. Projekti kap vlerën 487 mijë euro. Kontrata është nënshkruar nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi, shef i Zyrës së prokurimit Jetullah Kabashi, dhe pronari i firmës N.N.T “Etniku”, Tahir Bugari

Mbillen drunj dekorativ edhe në fshatin Hoçë e Vogël të Rahovecit

Në fshatin Hoçë e Vogël të Rahovecit sot është bërë mbjellja e drunjtëve dekorativ. Në një komunikatë për media, thuhet se në fillimin e mbjelljes së drunjtëve dekorativ i pranishëm ishte kryetari i komunës, Smajl Latifi i shoqëruar nga kryesuesi i kuvendit komunal Afrim Dina, drejtori i DUPMM-së Rumir Zhuniqi dhe banor të fshatit Hoçë […]

Komuna e Malishevës i bën me shtëpi tri familje në nevojë

Në kuadër të realizimit të projekteve të Komunës së Malishevës dhe në kuadër të investimeve për rritjen e mirëqenies për familjet në nevojë, sot, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, edhe zyrtarisht është bërë dorëzimi i çelësave së shtëpive për tri familje, bëhet e ditur përmes një komunikate për media. Me […]

Apeli vendosi për Limajn në rastin ‘Bellanica’

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar gjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës që e shpalli Fatmir Limajn të pafajshëm në rastin e njohur si ‘Bellanica’. Gjykata Themelore në Prishtinë, në mars të këtij viti  ka shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn në lidhje me vrasjet e dy civilëve Ramiz Hoxhës e Selman Binishi. Hoxha e Binishi […]

Në Malishevë, bëhet shenjëzimi i rrugëve kryesore

Në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, në Komunën e Malishevës, ka filluar të bëhet shenjëzimi në rrugë, apo vendosja e sinjalistikës në rrugët kryesore në qytet dhe në rrugët ku qarkullimi i veturave është më i madh, përkatësisht në rrugët regjionale. Shenjëzimi në rrugë bëhet me qëllim të krijimit të sigurisë për këmbësorët. Sipas drejtorit […]

Moti deri në fundjavë

Në Prizren e rrethinë, sot parashihet të mbajë mot i vranët. Mot i gjashhëm pritet edhe në pjesë të tjera të vendit,  ku mund të ketë edhe reshje shiu. Deri në fund të javës pritet të ketë rënie temperaturash. Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri në 4C, e maksimalet nga 14C deri në 17C, […]

Suharekë: Femrat me kapela mbrojtëse e burrat pa to, tallet deputeti Avdyli (foto)

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, njëherësh deputet, Haxhi Avdyli ka ironizuar me një publikim të bërë nga llogaria e faqes së Komunës së Suharekës, në “facebook’, ku pas një aktiviteti në terren, në të cilin merr pjesë edhe kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, shihen se nga pjesëmarrësit vetëm femrat kishin vënë kapela mbrojtëse, […]

Rahovec: Gjoba për ata që hedhin mbeturina në vende jo-adekuate

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi me një delegacion nga komuna ka vizituar fshatin Polluzhë dhe nga aty kanë njoftuar se nga dita e enjte do të fillohet me gjoba mandatore për ata që hedhin mbeturina në vende jo-adekuate. “Veprimeve të tilla skandaloze duhet t’u themi mjaft. Hedhja e mbeturinave në natyrë, për më […]

Suharekë: Komuna fillon me gjoba ndaj atyre që hedhin mbeturina

Ata që do të ndotin ambientin me hedhjen e mbeturinave në Komunën e Suharekës do të sanksionohen me gjoba. Në njoftimin e Inspektoratit të Komunës së Suharekës thuhet se vlera e gjobës mandatore është varësisht prej veprimit ndëshkues, prej 20 deri në 100 euro. “Personi ndaj të cilit shqiptohet ndëshkimi me gjobë mandatore është i […]

Familjari i Blerim Kuqit punësohet në QKMF-në e Suharekës

Në pozitën e zyrtarit ligjor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë është punësuar Faton Kabashi. Ai është nipi i deputetit të Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Blerim Kuqi. Suhareka udhëhiqet nga Bali Muharremaj, që vije nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në listën e ngushtë të kandidatëve që do të intervistoheshin, të publikuar […]