19-05-2024

Rajonale

Sportistët e vegjël nga Shqipëria, Mali i Zi dhe Presheva pjesë e “Festarit” në Suharekë

Aktivitetet në kuadër të “Festari 2018″ në Suharek vazhdojnë sot dhe nesër. Sportistët nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe ata nga Presheva, të cilët po garojnë në taekwondo janë mbledhur sot në aktivitetet e parapara për këtë sport, që po mbahet në kuadër të manifetimit “Festari 2018”. Prezent në këtë aktivitet ka qenë edhe kryetari i Komunës […]

Moti gjatë fundjavës

Në rajonin e Prizrenit parashihet që temperaturat e ajrit, gradualisht të fillojnë të rriten rreth vlerave mesatare, por që minimalet dy ditët e ardhshme mbeten afër 0 C. Megjithatë sikur në të tërë vendin  minimalet do të luhaten nga 1C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 20C. Anticikloni që u shtri mbi […]

Begaj: Nuk ka pasur rrahje gjatë mbledhjes së Kuvendit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, përmes një komunikate ka demantuar të ketë ndodhur rrahje gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal. Ja kumtesa e plotë: “Dezinformata e dalë nëpër media, për gjoja rrahjen në mbledhjen e KK të Malishevës, mes një drejtori komunal dhe një anëtari të KK-së, nuk janë të vërteta. Ka pasur debat […]

Varroset me nderime të larta ‘komandant Plaku’

Sot në varrezat e fshatit Carrallukë, me nderime më të larta nga FSK-ja, dhe nën përcjelljen e familjarëve dhe mijëra bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve të institucioneve qendrore dhe lokale, dhe qytetarëve të shumtë, është varrosur veterani i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidi i luftës dhe ish mësuesi, Skënder Krasniqi-komandant Plaku. Paraprakisht, në shtëpinë e kulturës […]

Çfarë vendosi Gjykata për rastin e vrasjes në Ratkoc të Rahovecit?

Feriz Hoti, i akuzuar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje, është liruar sot nga Gjykata Themelore e Gjakovës. Në shpalljen e aktgjykimit, nga kryetari i trupit gjykues, Hoti për të dy veprat lirohet në mungesë të provave nga aktakuza e Prokurorisë. Gjykata e liroi të akuzuarin edhe nga obligimi i shpenzimeve procedurale. Me këtë vendim, […]

Katër memorandume me vlerë 2 milionë në mes të MKRS-së e Komunës së Rahovecit

Katër memorandume bashkëpunimi janë nënshkruar në mes të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Komunën e Rahovecit. Vlera e tyre arrin në 4 milionë euro. Siç njofton Komuna e Rahovecit, kryetari Smajl Latifi me bashkëpunëtorë e ka pritur sot në zyrën e tij në takim, ministrin Kujtim Gashi, për të nënshkruar këto marrëveshje bashkëpunimi. […]

Kuvendi komunal i Malishevës ndalon varrosjen e veteranëve në varrezat e dëshmorëve

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot ka vazhduar me mbajtjen e seancës së dhjetë të rregullt, ku në mesin e disa vendimeve të marra, pas shqyrtimit të kërkesës së Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalid, Veteran të luftës së UÇK-së dhe Martirë të luftës, mori vendim që të ndalohet varrosja e veteranëve të luftës, në […]

MKRS-ja ndan 2 milionë euro për katër projekte në Rahovec

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, vizitoi Komunën e Rahovecit, me ç’rast është takuar me kryetarin e kësaj komune, Smajl Latifi. Ata nënshkruan katër memorandume bashkëpunimi, përmes së cilëve parashihet të ndërtohet Stadiumi i Qytetit dhe Palestra Sportive në Rahovec. Po ashtu, në kuadër të këtyre memorandumeve do të ndërtohet edhe një stadium […]

12 të sapolindur në Prizren

Spitali i përgjithshëm  “Prim.Dr.Daut Mustafa” Prizren, reparti Obstetrik (salla e lindjes). Raporti i lindjeve për 24 orët e shkuara: Numri i përgjithshëm i të lindurve 12. 6  meshkuj 6  femra 2 lindje me operacion./GazetaePrizrenit.net/

Malishevë: Vdes veterani i luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqi-Plaku

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Malishevë, njofton, se ka vdekur veterani i luftës së UÇK-së, Skënder Krasniqi, i njohur si “Plaku”. Homazhet për të ndjerin organizohen nga OVL e UÇK-së, në ora 15:00 në Shtëpinë e Kulturës ”Tahir Sinani” në Malishevë dhe Mbledhja Komemorative mbahet në ora 16:00. […]