03-05-2024

Rruga e mbuluar me gjak të kafshëve në një fshat të Malishevës

Në fshatin Turjakë të Malishevës disa banorë gjakun e pastermës po e hedhin në rrugë. Disa nga ta janë arsyetuar se këtë po e bëjnë pasi nuk kanë zgjidhje tjetër, e disa të tjerë thonë se kjo po bëhet për tu lavdëruar.

Sa herë që prehen pastërma, rruga e fshatit Turjakë të Malishevës merr këtë pamje të skuqur.

Edhe pse të martën rruga ishte pastruar nga shiu, e njëjta mund të bëhet e kuqe nga gjaku i kafshëve, raporton T7.

Njëri nga banorët që kishte prerë pastërma të hënën është edhe Lulzim Kastrati.

Por ky thotë se gjakun e nuk e ka hedhur jashtë dyerve të shtëpisë.

Një banor tjetër pranon se gjaku i kafshëve hidhet në rrugë, veçse ka një arsyetim për këtë veprim.

Pos kësaj, banorët kanë edhe arsyje tjera pse ndodh një gjë e tillë.

Disa banorë tjerë janë ankuar mbrapa kamerës së T7 se një gjë e tillë ndodh për çdo vit nga banorët a pa përgjegjshëm dhe se këtë e bëjnë nga mendjemadhësia.

 

Asnjë koment

Comments are closed.