24-03-2026

Rajonale

Tre të plagosur në Brezne të Dragashit, shkak mosmarrëveshjet rreth pagës

Mbrëmë rreth orës 22:00, Policia në Dragash ka reaguar pas një thirrje nga qytetaret, e cila bënte me dije për një rast ne fshatin Brezne /Dragash , për tre persona te lënduar. Sipas njoftimit të Policisë, fillimisht informata ishte se i dyshuari i N K ka goditur me automjet qëllimisht të dyshuarin S K. Mirëpo, […]

Aktakuzë për keqpërdorim të postit zyrtar ndaj ish-kryetarit të Suharekës, Sali Asllanaj

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sali Asllanaj, në cilësinë e ish-kryetarit të Komunës së Suharekës. Gjithashtu aktakuzë është ngritur edhe ndaj SH.B., në cilësi të drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arsimit në Suharekë, dhe M.H., në cilësi të drejtorit të SHFMU “Bajram Curri” në […]

Sot në rajonin e Prizrenit

Ngjarjet e paralajmëruara për sot: Ora 08:30 Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve të Komunës së Malishevës. (Ndërtesa e Komunës). Ora 10:00 Kryeministri i Kosovës,  Ramush Haradinaj, do ta vizitojë Kampin Fushor  gjerman të KFOR-it në Prizren, ku do të pritet nga komandanti i kontingjentit, nënkolonel Dr. Eric Offermann./GazetaePrizrenit.net/

Dy hajdutë, njëri i mitur, arrestohen derisa po vidhnin në Suharekë

Dy persona, njëri prej të cilëve i mitur janë arrestuar për vjedhje në Suharekë, pasi janë kapur derisa po kryenin veprën, nga njësitet patrolluese të policisë, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur  në Suhareke, dje rreth orës 03:00 të mëngjesit. Njëri nga zyrtarët rajonal të policisë në Prizren, Vesel Gashi, konfirmoi se […]

Çfarë dimri na pret sivjet, kur pritet bora e parë?

Vera që lamë pas ishte jo pak e nxehtë, ndërsa edhe dimri do të jetë më i butë. Kështu të paktën sipas parashikimeve për muajt nëntor, dhjetor e janar të Accuweather. Gjatë muajit aktual, temperatura më e ulët që do të kapet është -4 gradë, kurse më e larta 22 gradë, përcjell gazetablic. Në fund […]

Suharekë: Kthehet ideja e liqenit në Dragaqinë (video)

Komuna e Suharekës, po e shqyrton një ide të vjetër, por me projekt të ri. Në fshatin Dragaqinë po synohet të ndërtohet një liqen artificial, njofton Klan Kosova. Zona pritet të jetë atraksion turistik, por edhe furnizuese e madhe me ujë të pijshëm për rajonin përreth.

Në Vlahen të Hasit varroset ish-luftëtari i UÇK-së, Miftar Kovaçi (foto)

Familjarë dhe bashkëluftëtarë të shumtë nga Kosova, sot në fshatin Vlahnë të Hasit të Shqipërisë,  në lamtumirën e fundit të bashkëveprimtarit të tyre të UÇK-së, Miftar Kovaçit, vlerësuan si të paharruar ndihmën e tij në kohërat e vështira të Kosovës, duke theksuar se për këtë kontributi i tij do të mbetet i paharruar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”. […]

Ballkani humb nga Feronikeli 1:0

Ballkani i Suharekës sot pësoi humbje si mikpritës nga skuadra e Feronikelit nga Drenasi me rezultat 1:0, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”. Një gol i Kastriot Rexhës (min 26) i dha fitoren e tretë radhazi në kampionat skuadrës nga Drenasi që falë suksesit ndaj Ballkanit u ngjit në kuotën e 32 pikëve. Por, në faqen zyrtare të […]

Pika e përbashkët doganore Shqipëri–Kosovë do të materializohet!

Ministri i Financave dhe i Ekonomisë së Shqipërisë, Arben Ahmetaj, është shprehur se pika e përbashkët e kalimit kufitar me Kosovën në Morin të Kukësit do të jetë një nga pikat më të mira, qoftë në aspektin kufitar të policisë, qoftë në aspektin e tregtisë. Pika e përbashkët doganore Shqipëri-Kosovë do të materializohet pas tre […]

Varrezat pa mirëmbajtje në Dragash

Varrezat e qytetit të Dragashit janë kthyer në një gjendje te keqe. Kjo, si pasojë e moskujdesit nga ana e banorëve dhe komunës, pasi që kjo e fundit nuk ka angazhuar asnjë punëtor për mirëmbajtjen e tyre, raporton KTV. Edhe rruga e cila të dërgon deri te varrezat e qytetit, ka mbetur në gjysmë. Banorët […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.