26-04-2024

Rajonale

Suharekë, ATK do të vizitojë bizneset e dëmtuara

Bali Muharremaj, kryetari i Suharekës ka bërë me dije se Administrata Tatimore e Kosovës nga Prizreni do t’i vizitojë të hënë bizneset e dëmtuara nga reshjet e fundit. “Andaj ju sugjerojmë, që bizneset të cilave ju janë dëmtuar dokumentet, pajisjet teknike, makineria dhe materialet tjera t’i ruajnë si dëshmi përmes fotografive dhe formave tjera”, ka […]

Banorët e Banjës së Malishevës kërkojnë investimeve në bujqësi dhe infrastrukturë rrugore

Komuna e Malishevës është duke i vazhduar dëgjimet publike me qytetarë, në kuadër të hartimit të projekt buxhetit për vitin 2019, me theks të veçantë, nxjerrjen e prioriteteve për investimet në projektet e vitit të ardhshëm. Për këtë qëllim, mbrëmë është mbajtur një takim me banorët e Banjës, vendbanimi i dytë më i madh në […]

Kryqi i Kuq i Kosovës kërkesë urgjente nga banorët e Suharekës

Derisa në Suharekë po vazhdon gjendja emergjente pas vërshimeve, Kryqi i Kuq i Kosovës, do të shpërndajë ndihma për banorët, por si kërkesë urgjente ka lëshimin e ndonjë lokali për deponim të ndihmave. Kryqi i Kuq në Kosovë, dega në Suharekë iu ka drejtuar qytetarëve që kanë lokale të zbrazura dhe me qasje të lehtë […]

Pak ndihmë për Suharekën, banorët e Sopisë natën e kaluan jashtë shtëpive (video)

Kronikë e KTV-së   

Moti këtë fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se këtë fundjavë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të çrregullta të cilat në pjesën e dytë të ditës, nëpër disa territore shumë të kufizuara ka mundësi të sjellin reshje afatshkurta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 C, ndërsa ato maksimale te ditës parashihet të […]

Suhareka kërkon ndihmë, pak veta përgjigjen (video)

Me hallin e tyre po kërkojnë të merren edhe banorët e Suharekës. Ata u dëmtuan shumë nga reshjet e shiut, ndaj po presin ndihmë nga Qeveria qendrore.

Mërgimtari Dr. Sabedin Mustafa i dhuron enciklopedi në 24 vëllime bibliotekës në Rahovec

Mërgimtari nga Kosova në Austri, Dr. Sabedin Mustafa, i ka dhuruar bibliotekës komunale “Sulejman Krasniqi” në Rahovec një enciklopedi në gjuhën gjermane me 24 vëllime, me mbi 200 mijë fjalë. Dr. Mustafa jeton dhe punon në Austrinë e Epërme, duke arritur të hapë edhe ordinancën e vet private. Në njoftim, thuhet se gjatë vizitës që […]

Në Rahovec po vazhdon shenjëzimi i rrugëve

Punimet për realizimin e projektit të shenjëzimit horizontal të rrugëve në Rahovec janë duke shkuar sipas planit. Gjatë ditëve në vazhdim, mbrëmjeve, do të fillojë piketimi dhe vendosja e vijave gjatësore në rrugët kryesore. Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Perparim Krasniqi, thotë se për arsye të komunikacionit të dendur gjatë ditës, shenjëzimi po bëhet […]

Pas vërshimeve, Suhareka kërkon ndihmë

Pas reshjeve të shiut që kanë ndodhur dy ditë më parë në Suharekë, vazhdon situata emergjente. Kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj ka bërë thirrje për ndihmë. “Situata emergjente në Komunën e Suharekës vazhdon. Apeloj te të gjitha bizneset, organizatat humanitare dhe institucione tjera që të ndihmojnë me veshmbathje, ushqim, ujë të pijshëm etj.”. “Këto […]

Bellanica e Malishevës pret realizimin e disa projekteve infrastrukturore

Në kuadër të diskutimeve rreth planeve zhvillimore për vitin e ardhshëm, zyrtarë të Malishevës kanë zhvilluar një takim me banorët e fshatit Bellanicë, Në këtë takim morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Valon Mazreku dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.