08-05-2024

Rogovë e Hasit: Rrahje e të shtëna armësh, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar dhe një tjetër është në arrati pas një rrahjeje dhe të shtënave me armë në fshatin Rogovë të Hasit të Gjakovës.

Sipas Lirije Podrimajt, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, sot në mesditë, në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën që kishte pësuar lëndime trupore.

Ajo ka thënë se viktima ishte sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar, të cilët njëkohësisht kanë shtënë me armë në ajër dhe më pas ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

“Policia pas marrjes së informacioneve dhe këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë tre nga personat e dyshuar ndërsa një prej tyre është në arrati. Po ashtu policia ka konfiskuar edhe armën që dyshohet se është përdorur në rast. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit me urdhër të së cilit personat e arrestuar mbahen në ndalim policor”, ka thënë ajo për Koha.net.

Asnjë koment

Comments are closed.