08-05-2024

Rajonale

Moti deri në fundjavë

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të lehtë, por do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, e maksimalet nga 27C deri në 29C. 16.08-17.08 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. 18.08 – Paradite mot kryesish me diell. […]

Breshër e rrebesh shiu në rrethinën e Rahovecit (foto)

Rrethinën e Rahovecit, pasditen  e sotme e ka përfshirë një rrebesh shiu dhe breshëri. Njoftohet se në disa pjesë ka pasur edhe erëra të forta, transmeton “GazetaePrizrenit.net”. Sipas banorëve breshëri ka për shkaktuar dëme në kulturat bujqësore, por nuk dihet për vlerën e dëmeve. Ndryshe, breshër e vërshime në këtë pjesë të vendit pasi edhe […]

Mot i ndryshueshëm, me diell dhe shi

Të martën pas temperaturave të larta, dita përfundoi me shi në shumë vende të Kosovës. Të mërkurën do të jetë mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi. E enjtja me mot pjesërisht të vranët. Pasdite vende-vende mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Vikendi […]

Meremetohen 15 shkolla dhe nis rregullimi i 14 rrugëve në Malishevë

Në kuadër të përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor, Komuna e Malishevës, është duke e bërë rinovimin e 15 shkollave, të cilat do të jenë të gatshme për fillimin e mbarë të vitit shkollor 2018-2019. Meremetimin e shkollave e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin […]

Presidenti Meta viziton Suharekën

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka thënë sot se dialogu ndërmjet Kosovës e Serbisë duhet të vazhdojë dhe se kjo e fundit duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Meta i bëri këto deklarime gjatë një vizite në Suharekë, me ftesë të kryetarit të komunës, Bali Muharremaj. Presidenti Meta, po ashtu vlerësoi progresin që ka bërë […]

Digjen varrezat në Rahovec (foto)

Varrezat në fshatin Xërxë të Rahovecit dje janë kapluar nga zjarri. Me të marrë informacionin, Brigada e Zjarrfikësve të Rahovecit ka intervenuar për shuarjen e zjarrit. Zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë zjarrin pas intervenimit të shpejtë. Më poshtë ju sjellim disa foto nga rasti i cekur më lart. /21Media

Malisheva ka 4.3 milion euro për investime kapitale në 2019-ën

Komuna e Malishevës, për vitin 2019 ka një buxhet prej 14.5 milion euro, ndërsa prej tyre 4.3 milion euro, janë të parapara për investime kapitale. Kështu u tha në dëgjimin e parë publik, në kuadër të dëgjimeve publike, për hartimin e buxhetit për vitin e ardhshëm. Dëgjimet publike do të vazhdojnë në ditët në vijim […]

Nis rregullimi i një pjese të lumit Mirusha në Malishevë

Kanë filluar punimet në rregullimin e shtratit të lumit Mirusha, në pjesën e Banjës, përkatësisht nga pishinat e deri në lagjen e Samadraxhëve, apo mbi 300 metra gjatësi. Rregullimi i shtratit të lumit në këtë pjesë bëhet me qëllim të parandalimit të përmbytjeve, që zakonisht ndodhin në këtë pjesë. Fillimin e punimeve në rregullimin e […]

Moti, sërish reshje shiu e bubullima

Nga mesi i javës pritet mot jostabil me reshje lokale shiu dhe bubullima. Në orët e pasditeve vende-vende do të ketë mundësi për reshje lokale shiu me bubullima. Temperaturat e ajrit në fundjavë do të pësojnë rënie të lehtë, por që mbeten pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 16C, […]

Aksident në Malishevë (foto)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Mirushë të Malishevës. Sipas fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar shihet se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura dhe një kamion. Qytetari ka raportuar se nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident. As shkaqet e aksidentit nuk […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.