13-11-2026

Rajonale

Ky është rahovecasi që ua shpoi gomat veturave të Policisë disa orë pasi e dënuan në trafik

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze nga qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës. Shpesh herë kërcënimet verbale eskalojnë edhe në sulme fizike ndaj tyre, duke ua vështirësuar punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur në Rahovec, ku njësitet […]

Gjenden mbetjet mortore të katër viktimave nga lufta e fundit në Bishtazhin të Hasit

Deri më tani, janë gjetur eshtra kockore të rreth katër viktimave, që i përkasin periudhës së luftës. Kështu bëri të ditur udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, derisa tregon se gërmimet në këtë lokacion ende nuk kanë përfunduar. Gara në një intervistë për Kosovapress, ai tha se lokacionin është […]

Mbyllen pesë lokale “Fast Food” në regjionin e Prizrenit, iniciohen gjashtë kundërvajtje

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njofton se në aksionin e inspektimeve në regjionin e Prizrenit, janë mbyllur pesë lokale “Fast Food” (ushqime të shpejta) dhe janë iniciuar gjashtë kundërvajtje. Në komunikatën për media të AUV-it, thuhet se për inspektimin e lokaleve të gastronomisë të cilat shërbejnë ushqime të shpejta janë angazhuar gjashtë ekipe dhe […]

Rahovec: Dializa bëhet gati këtë vit

Hapësira e aparatura e dedikuar për procesin e hemodializës u bënë gati 9 vjet më parë në Qendrën Kryesor të Mjekësisë Familjare në Rahovec. Mirëpo ky shërbim nuk u bë funksional që nga atëherë, për arsye të panjohura, siç thonë nga menaxhmenti i kësaj QKMF-je. Megjithëkëtë, ka gjasa që brenda këtij viti pacientët e Rahovecit […]

Shkon në 100 numri i të helmuarve në Malishevë

Numri i personave të helmuar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ka shkuar në 100. Këtë për T7 e ka konfirmuar Afrim Kransiqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës. Këta persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në rrugën “Abdyl Mazreku”, në […]

Shkon në 63 numri i të helmuarve në Malishevë, arrestohet pronari i lokalit

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shkuar në 63 numri i personave që dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në rrugën “Abdyl Mazreku”, në Malishevë. Në raport bëhet me dije se është arrestuar pronari i lokalit dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje. “PRODHIMI, VËNIA NË QARKULLIM […]

Helmohen mbi 30 persona në Malishevë, detaje nga Komuna

Dyshohet se mbi 30 persona janë helmuar nga ushqimi në Malishevë. Sipas njoftimit të Komunës së Malishevës, situata është menaxhuar mirë nga ana e personelit shëndetësor, organeve përgjegjëse komunale, si dhe nga AUV dhe Policia. Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha, situata është menaxhuar më sukses dhe situata është në kontroll të plotë. Disa nga […]

Suhareka do të bëhet me Ndërmarrje Publike

Tani e tutje Suhareka do të ketë Ndërmarrjen Publike “Eko-Theranda”. Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimet për themelimin e Ndërmarrjeve Publike Lokale në tri komuna. Po ashtu edhe, Podujeva do të ketë Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko-Llapi”, ndërsa Kamenica do të ketë Ndërmarrjen Publike “Dardana Sh.A.Kamenicë”. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli njoftoi se tri komunat kanë […]

E dhimbshme: Ky është i riu nga komuna e Rahovecit që vdiq nga rrokullisja me traktor

Një person ka ndërruar jetë në komunën e Rahoveci, pasi është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe fatkeqësisht nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve. Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur në orët e pasdites. Sipas informacioneve, viktimta është Avni Abaz Gashi nga fshati Sopniq, i cili u rrokullis me […]

E rëndë: Burri në Rahovec humb jetën pasi rrokulliset me traktor

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën në një familje në Rahovec, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person ka pësuar lëndime të rënda dhe fatkeqësisht ka humbur jetën, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një burrë, i cili vdiq pasi u vetkaksidentua […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.