13-11-2026

Rajonale

Dhunoi një vajzë, arrestohet një person në Suharekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ja dhunuar një vajzë në Suharekë. Sipas policisë, viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër kosovare. Me vendim të […]

Lindin trinjakë në Rahovec, komuna i shpërblen prindërit me 1000 euro

Një familje në Rahovec është gëzuar me trinjakë. Kështu ka bërë të ditur vetë kreu i kësaj komune, Smajl Latifi përmes një postimi në “Facebook”. “Në shenjë urimi dhe mbështetjeje, me vendim i ndava 1000 € si dhuratë simbolike për nënën dhe fëmijët”, shkroi ndër tjerash ai, krahas fotografive të publikuara.

Shtyhet gjykimi ndaj ish-kryetarit të Malishevës dhe të tjerëve

Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj nuk është paraqitur të premten në sallën e gjykimit ku po përballet me akuza për korrupsion. Në seancë ka munguar edhe i akuzuari tjetër Malë Krasniqi dhe dy avokatë. Për Begajn dhe Krasniqin është thënë se po mungojnë pasi kanë probleme shëndetësore. Në këtë mënyrë edhe ka dështuar […]

Deklarohet i pafajshën zyrtari i Komunës së Rahovecit,akuzohet se nuk lejoi të bëhet rrënimi i objekteve pa leje

Në shqyrtimin fillestar të mbajtur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjakovë, i akuzuari Syljeman Daka është deklaruar i pafajshëm se në cilësinë e zyrtarit të shërbimeve publike në Komunën e Rahovecit, ka keqpërdour detyrën zyrtare. Deklarimin rreth akuzës, i akuzuari Daka e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurorja Ardita Beqiraj-Hyseni, raporton “Betimi për […]

Gjykimi për vrasjen në mënyrë mizore në Suharekë, babai i të ndjerit: Unë du me ditë për çka e kanë vra

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të hënën, në gjykimin për vrasjen mizore të 2016-ës në Suharekë, babai i të ndjerit A.B, Avdi Bytyqi është shprehur i frustruar ndaj të akuzuarve Murat Ademi, Fadil Fetiu, Resmije Bytyqi dhe Reshat Ademi, duke thënë se dëshiron të kuptojë se përse e kanë vrarë djalin e tij. Ai kundërshtoi […]

Parashikimi i motit për sot ( e hënë )

Për sot parashikohet mot me diell dhe vranësira. Era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 20 – 25 °C. /MK

Doli nga shtypi libri “Rogova, fshati im” i veprimtarit shumëvjeçar, Islam Gashi

Këto ditë doli nga shtypi libri “Rogova, fshati im” i aktivistit e veprimtarit shumëvjeçar, Islam Gashit, raporton Gazeta e Prizrenit. Libri i autorit, ish-drejtorit të shkollës fillore në Rogovë të Hasit, me emrin e të cilit ndërlidhet realizimi i shumë projekteve jo vetëm në këtë fshat, por edhe ato që kanë rëndësi për këtë rajon, […]

Ura në Rogovë të Hasit: 1 milion euro, Aliu prezanton projektin për ndërtim

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar për projektin e urës së re në Rogovë të Hasit. Aliu tha se kjo urë ka rëndësi të madhe për  Gjakovën dhe zonën e Hasit. “Kjo urë ka rëndësi të madhe për Gjakovën, përkitazi zonën e Hasit. Pasi që është lënë e dëmtuar për shumë vite, sot kemi […]

E dhimbshme: Ky është 22-vjeçari që humbi jetën në vetaksident në Dragash

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Dragash, ku një 22-vjeçar, sot ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti të rëndë në trafik. Siç mëson Gazeta Sinjali, i riu që vdiq është Ensad Rizvani nga fshati Leshtan, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë […]

Vdes një 22 vjeçar në një vetaksident në Dragash

Një djalosh 22 vjeçar ka vdekur sot, si pasojë e një vetaksidenti në Dragash, raporton Gazeta e Prizrenit. Rasti ka ndodhur sot në mëngjes në kilometrin e dytë të rrugës Dragash-Radesh. Zyrtari me medie për Rajonin e Prizrenit në kuadër të Policisë,  Shaqir Bytyçi, konfirmoi se rreth orës 08:20, policia ka pranuar informatën se në […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.