13-11-2026

Rajonale

Specialja arreston Isni Kilajn

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se mbrëmë, ish-kryetari i kësaj komune, Isni Kilaj, është arrestuar nga EULEX-i. Në reagimin e komunës, ata kërkojnë që Gjykata Speciale ta ndërpresë këtë, të cilën e quajtën përndjekje të çlirimtarëve.“Kërkojmë që kjo Gjykatë dhe gjykatat tjera kompetente, përfshi edhe Tribunalin e Hagës, që të merret me ndjekjen, […]

Konfirmohet vetvrasja e afaristit, u gjet i varur në villën e tij në rrethinën e Malishevës

Përmes një postimi në Facebook, AKB-ja shprehur ngushëllime për vdekjen e tij. “Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latifi Kryeziu. Pse na ike kaq herët! Prehu në paqe. AKB do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonominë e Kosovës si Shell, brend ndërkombëtar“, shkruhet në postim. Ndërkohë, më herët Policia e Kosovës […]

Dyshohet se është vetvrarë Lulzim Kryeziu

Djali i afaristit të ndjerë Latif Kryeziu, Lulzim Kryeziu dyshohet që i ka dhënë fund jetës. Pronari i pompave të derivateve ‘Shell Kosova’, dyshohet se është varur më litarë, në objektin e biznesit të tij në Kiev. Ai ka qenë afarist i suksesshëm, pronar i qindra pikave të derivateve “Shell Kosova”./IndeksOnline/

E dhimbshme: Ky është i riu që vdiq pas vetaksidentit me traktor në Malishevë

Një person vdiq dhe një tjetër ka mbetur i lënduar rëndë, si pasojë e një vetaksidenti me traktor në Malishevë. Njoftohet se viktim është i riu, Ismail Zogaj nga fshati Bellanicë dhe një i ri tjetër ka mbetur i lënduar. Lajmin për aksidentin dhe vdekjen në Malishevë, e ka konfirmuar edhe Policia për Rajonin e Gjakovës: […]

Vdes një person, rrokulliset me traktor në Malishevë, një tjetër në gjendje të rëndë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Ngucat të Malishevës, ku si pasojë e një aksidenti me traktor, një person ka humbur jetën, teksa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton Gazeta Sinjali. Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një burrë, i cili vdiq pasi u […]

“Edhe u rrahën edhe u arrestuan”, këta janë policët nga Dragashi!

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve, është informuar se  në ambiente të Stacionit Policor Dragash, deri sa policia e kishte sjellë  një të dyshuar në stacionin policor, policia dhe i dyshuari ishin sulmuar nga disa persona. Së bashku me qytetarët që  kanë sulmuar të dyshuarin me të cilin kanë pasur konflikt ka qenë […]

Përleshje fizike mes katër personash në Dragash

Katër persona janë përleshur fizikisht të hënën në Dragash. Policia njofton se gjatë përleshjes ata kanë dëmtuar edhe derën e hyrjes së një objekti. “Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Gjatë përleshjes është dëmtuar dera e hyrjes së një objekti. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet […]

Dëshmitarit i prezantohet një dokument ku përmendet baza në Drenoc, që thuhet se u gjet në shtëpinë e Jakup Krasniqit, pranohet si provë materiale

Gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit të 31-të me (kod 4753), Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) përmes prokurorit Matt Halling, prezantoi një dokument të vitit 1998 që sipas tij ishte gjetur në shtëpinë e Jakup Krasniqit. Prokurori Halling kërkoi që ky dokument të pranohet si provë materiale në këtë çështje. “Parashtrojmë që ka indicie […]

Hajnat ia vjedhin dy armë në veturë, Policia nis hetimet në Malishevë

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po thyhen e vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive, raporton Gazeta Sinjali. Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në […]

Arrestohet një femër në Suharekë, kërcënoi një mashkull

Një femër është arrestuar dje në Suharekë, raporton Gazeta e Prizrenit. Policia ka njoftuar se kjo ndodhi pasi ajo kishte kanosur viktimën mashkull, por nuk jepen sqarime se për motivin  e kërcënimit. “Është arrestuar e dyshuara kosovare për shkak se e kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendin të prokurorit e dyshuara është dërguar në […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.