23-02-2025

Rahovec

Smajl Latifi niset për në Hagë

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, sot është nisur për në Hagë për tu intervistuar nga Dhomat e Specializuara. Ai është dashur që të paraqitet në Hagë më 30 tetor, por një zyrtar nga komuna për KTV-në ka thënë se intervistimi i tij është shtyrë disa herë. Më parë, në një intervistë për KTV-në […]

Vidhen para dhe telefona mobil në Rahovec

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur në Rahovec, raporton Gazeta e Prizrenit. Sipas policisë, rasti ka ndodhur gjatë natës së kaluar në rr. “Xhelal Hajda”. “Ankuesi mashkull K/shqiptar ka raportuar se  persona të panjohur kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte pasur para të gatshme si dhe disa telefona mobilë”, thuhet në raportin […]

Ndërron jetë Halim Haxhijaha, drejtori i kompanisë “Haxhijaha” në Rahovec

Ka vdekur veprimtari dhe drejtori i kompanisë “Haxhijaha”, Halim Haxhijaha. Njoftimin për vdekjen e tij e ka dhënë në Facebook, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi, i cili ka shprehur dhimbjen që ka përjetuar me të marrë lajmin. “Sot, ky mëngjes i hershëm na erdhi i dhimbshëm nga lajmi për vdekjen e mikut tim të çmuar, […]

Hajni ia vjedh kuletën me 40 euro një personi me aftësi të kufizuara në Rahovec

Sot është arrestuar një personnë Rahovec pasi ia vodhi 40 euro para një personi me aftësi të kufizuara. Siç raporton Policia, rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në fshatin Pasatelë. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili viktimës mashkull K/Shqiptar person me aftësi të kufizuara ja kishte grabitur portofolin në të cilin kishte pasur […]

Aksident në Krushë të Madhe, dy persona në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur të martën në ora 17:00 në Krushë të Madhe, shkruan Indeksonline. Në bazë të informatave nga ky aksident kanë mbetur të lënduar rëndë dy persona. Policia e Kosovës kanë dalur në vendin e ngjarjes. Ndërsa, nga ky institucion kanë bërë thirrje vozitësve që të kenë kujdes të shtuar […]

Rahovec: Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në vlerë prej 3 mijë eurosh

Policia e Kosovës njofton se disa persona në fshatin Qifllak të komunës së Rahovecit, kanë hyrë me forcë në një shtëpi. Me këtë rast ata kanë arritur t’i marrin 4 mijë euro dhe stoli në vlerë prej 3 mijë eurosh. Rasti po hetohet nga ana e njësiteve përkatëse të policisë.

Ish-polici Dritan Hamza mohon të ketë hequr dorë nga dëshmia kundër Lubisha Manitasheviqit

Dritan Hamza nga Rahoveci, njëri nga të apostrofuarit prej Nikolla Manitasheviqit, të vëllait të të dyshuarit për krime lufte nga Hoça e Madhe e Rahovecit, Lubisha Manitasheviqit, ka mohuar pohimet e tij para mediave në Beograd, ku po protestonte me serbë të tjerë nga Kosova kundër vendimit të Hungarisë për ekstradimin e tij në Kosovë, […]

Arrestohet  për sulm në Rahovec

Një person është arrestuar në Rahovec, pasi që pas një fjalosje ka sulmuar një person. Sipas policisë, incidenti ka ndodhur dje në rrugën ‘Xhelal Hajda’ në Rahovec rreth orës 12:30. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës, thuhet në raportin policor. Me vendim të prokurorit […]

Zhduket një grua në Rahovec

Një grua është zhdukur në Rahovec. “Ankuesi mashkull K-Rom ka njoftuar se nga data 25.11.2019 gruaja e tij, viktima femër K-Rome ka dal nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.

Vidhen stoli ari dhe një pistoletë në një shtëpi të Rahovecit

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Rahovec, raporton “Gazeta e Prizrenit”. “Raportohet se  personi, persona  të panjohur kishin depërtuar  në shtëpinë e viktimës  mashkull K/Shqiptar  në të cilën shtëpi kishin  vjedhur  stoli ari të ndryshme të cilave nuk  dihet vlera”, thuhet në raportin e policisë. Po ashtu është vjedhur edhe një pistoletë me 50 fishek […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.