06-03-2026

Sharr ( Dragash )

Babë e bir rrihen mes vete në Sharr

Babë e bir janë konfrontuar fizikisht mes vete, pas një mosmarrëveshje në familje, Sipas policisë, rasti ka ndodhur në Sharr (ish-Dragash). Raportohet se motivi i incidentit ishte problemi i vazhdueshëm familjar rreth banimit në një shtëpi. Me vendim të prokurorit kujdestar rasti shkon në procedurë të rregullt. / GazetaePrizrenit.net /  

FiIllon zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Zhur-Dragash-Brod

Ai ka thënë se rehabilitimi dhe zgjerimi i dy segmenteve rrugore që lidhin Zhurin me Dragashin e Brodin, kanë ndikim në lëvizjen e lirë, zhvillim ekonomik dhe sigurojnë mirëqenie më të mirë për qytetarët e kësaj ane. Lekaj shtoi se ndjehet mirë që po fillon një ndryshim mëse të nevojshëm, i cili nuk arriti të […]

Sot nisin punimet në rrugën Zhur –Dragash-Brod

Sot mbahet ceremonia e fillimit të punimeve në rrugën Zhur – Dragash – Brod, transmeton  ‘Gazeta e Prizrenit’. Aty do të marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj. Ky projekt në dy pikat turistike, tek ajo e Bordit si dhe në anën tjetër në drejtim të fshatit Zaplluxhe vlerësohet se do të […]

Infermieri dhe shoferi i QKMF-së në Dragash sulmohen nga një i dehur

Një infermier dhe shofer të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Dragash janë sulmuar dje pasdite nga një i dehur gjatë kryerjes së detyrës, Sipas policisë, një person (K-shqiptar) është arrestuar pasi kishte sulmuar fizikisht teknikun medicional dhe shoferin e qendrës (viktimat meshkuj K-Shqiptar). “I dyshuari ishte në gjendje të dehur. Viktimat nuk ka pranuar […]

Vrasje në tentativë, shtetasi nga Shqipëria theri me thikë pylltarin nga Dragashi

Policia në Prizre ka njoftuar, se dy zyrtarë të Agjencisë Pyjore të Kosovës, derisa po ushtronin kontroll dhe po kryenin detyrën në zonën e fshatit Orqushë, K.K Dragash, dje kanë vërejtur se në zonën e tyre të përgjegjësisë dy persona po kryenin veprim të kundërligjshëm duke dëmtuar dhe duke vjedhur pyllin. Në njoftim, thuhet sapo […]

Ish-drejtori dhe dy zyrtarët tjerë të Dragashit deklarohen të pafajshëm për korrupsion

sh-drejtori i Financave në Komunën e Dragashit, Ahmet Bahtijari, si dhe dy zyrtarët tjerë të kësaj komune, Avni Nebiu dhe Selajdin Nebiu, të martën, janë deklaruar të pafajshëm për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për konflikt interesi. Në shqyrtimin fillestar të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prizren, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Mehdi Sefa, […]

Drejtori i Arsimit në Dragash, krenar për suksesin e nxënësve në Garat e Diturisë

Drejtori i Arsimit, Vloran Cenaj, në faqen zyrtare të komunës së Dragashit, ka uruar të gjithë nxënësit më të mirë të komunës, të cilët janë vlerësuar për vendet e para në këto gara, çka tregon se cilësia në arsim arrihet me punë, angazhim dhe përkushtim. Këta janë nxënësit më të mirë të komunës sonë, të […]

Ariu mbyt dy viça në një fshat të Opojës, sipas banorit edhe qentë po frikësohen (Video)

Në fshatin Kapre të Opojës së Dragashit, fundjavën që ka shkuar , ariu ka bërë dëme. Shkodran Kryeziu ka qenë pronari i bagëtive ku ariu ka sulmuar kopenë e tij. Sipas tij, edhe qentë po struken nga frika e arushës. Ai ankohet se nuk kanë armë dhe asnjë masë mbrojtëse dhe që, sipas tij, shpejt […]

Të akuzuarit mohojnë se kishin lejuar bagëtitë të kullosnin në pronën e të dëmtuarit

Dhjetë të akuzuarit për asgjësim apo dëmtim të pasurisë, Latif, Ymerjet dhe Lidiron Krasniqi, Hajdar, Miradif dhe Bedri Gashi, Hyrmet, Ilir dhe Gazmend Kryeziu si dhe Mehmed Shala, janë deklaruar të pafajshëm, në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash. Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit Beqë Shala, […]

Shpallet për herë të tetë vendimi për fillimin e punimeve për ujësjellësin në Dragash

Shumë fshatra në Komunën e Dragashit ballafaqohen me mungesë të ujit të pijes. Por, disa prej tyre kanë ujë vetëm 4 orë në ditë, raporton KTV. Komuna e Dragashit, që nga viti 2016, ka ndarë mjete për fillimin e punimeve për ndërtimin e ujësjellësit, por edhe pas 3 vjetësh zvarritje të procesit të prokurimit dhe […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.