05-05-2024

Sharr ( Dragash )

Bora dhe erërat e forta shkaktuan telashe të mëdha në komunën e Dragashit

Në komunën e Dragashit pas të reshurave atmosferike dhe erërave të forta, paraqitet gjendje e rëndë nëpër rrugë, ndërsa probleme ka edhe me rrjetin elektrik, ku si pasojë shumë vendbanime po përballen me mungesë të energjisë elektrike. Banorët e komunës së Dragashit, thonë se pas të reshurave të borës dhe erërave të forta, ata po […]

Pezullohet mësimi në komunën e Dragashit

Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash ka marrë vendim që ditën e enjte me datë 6 shkurt të pezulloj mbajtjen e mësimit në këtë komunë përshkak të reshjeve të shumta të borës. Këtë njoftim përmes rrjetit social ‘Facebook’ e ka bërë Drejtori i Arsimit në këtë komunë, Vloran Cenaj. Njoftimi i plotë i Cenajt: Njoftim […]

Zyrtari i prokurimit në Komunën e Dragashit, Shenasi Qafleshi, ka deklaruar se kjo komunë nuk ka pasur kontratë për riparimin e automjeteve me kompaninë “Menti”, pronë e djali të drejtorit të Financave, Ahmet Bahtjari. Një deklaratë të tillë, ai e ka dhënë, të hënën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ku ka vazhduar gjykimi ndaj ish-drejtorit […]

Afër rrugës ku kalojnë nxënësit, shfaqet ujku në Dragash

Një ujk është parë sot gjatë mëngjesit në afërsi të fshatit Buzez të komunës së Dragashit. Ai është filmuar në afërsi të rrugës që lidh këtë fshat me fshatin Bresanë. Kjo rrugë madje frekuentohet edhe nga nxënësit e Shkollës Fillore “28 Nëntori”. Nuk janë të rralla rastet në këtë zonë malore shfaqen kafshë të egra […]

Dragash: Dënohet me gjobë i akuzuari që pranoi se kishte falsifikuar patentë shoferin

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, pasi që ka aprovuar marrëveshjen për pranim të fajësisë, e ka dënuar me 700 euro gjobë të akuzuarin për falsifikim të dokumentit, Xhelal Krasniqi. Aktgjykimin ndaj tij e ka shpallur të mërkurën, gjykatësi i çështjes Bekri Vehapi, raporton “Betimi për Drejtësi”. Vehapi e ka obliguar të pandehurin edhe […]

Dragash: Qe tri vjet 15 fshatra presin ujësjellësin, shkaktarë problemet me tender

Projekti i cili kap vlerën e 2 milionë eurove, njëherësh edhe më i madhi në Komunën e Dragashit, ai i ujësjellësit, assesi nuk po arrin të përfundojë. Që 8 herë, komisioni ka bërë përzgjedhjen e operatorëve për projektin e ujësjellësit, por Organi Shqyrtues i Prokurimit, po kaq herë e ka kthyer çështjen në rivlerësim, raporton […]

Dragash: Shtyhet gjykimi për kanosjen me sëpatë

Mungesa e të akuzuarit për kanosje, Ferit Selmani, ka bërë që të dështojë seanca e paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash. Gjykatësi Bekri Vehapi, ka deklaruar se për të pandehurin Selmani nuk ka fakte se është i ftuar në mënyrë të rregullt, pasi që siç shihet nga shkresat e […]

Tri historitë e trilluara për fshatin Rrenc të Dragashit

Një fshat me 120 shtëpi, i cili gjendet në hyrje të komunës së Dragashit, karakterizohet nga emri i veçantë që mban. Ndonëse banorët nuk kanë lidhje me “rrenën”, ata posa takohen me dikë nga viset tjera prezantohen si banorë të Rrencit, shkruan gazeta Zëri. Shumë pak banorë të këtij fshati të Dragashit e dinë se pse […]

Dragash: Vetura bie në humnerë, lëndohen lehtë katër persona

Policia ka njoftuar se mbrëmë në fshatin Vranishtë të Dragashit një person derisa ishte duke vozitur veturën e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë humb kontrollin dhe bie në humnerë rreth 15 metra poshtë. Si pasojë lëndime pësojnë vozitësi dhe tre pasagjerët dhe të njëjtit dërgohen në spitalin e Prishtinës, ku pas pranimit të tretmanit […]

Droga, arrestohet një person në Dragash, gjenden armë e marihuanë

Një person është arrestuar lidhur me një rast, që ka ndodhur me 26 shtator për narkotikë ku në Dragash ishin arrestuar edhe disa persona, raporton “Gazeta e Prizrenit”. “Lidhur me rastin me 20.12.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti së bashku edhe me tre të dyshuar tjerë meshkuj K/Shqiptarë kanë […]

Newsletter

  • Abonohuni tani!

    Për më të rejat nga Gazeta e Prizrenit.